Tre persona janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se do të kryenin një vrasje. Prej disa ditësh policia po i mbante nën vëzhgim dhe u kapën në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” ku po qarkullonin me një motor të vjedhur në Suedi.
Dy prej të arrestuarve ishin të armatosur dhe mbanin skafandra ndërsa personi tjetër i arrestuar bashkëpunonte me ta duke u qëndruar në gatishmëri për t’i ndihmuar të largoheshin nga zona ku kishin planifikuar vrasjen.
Konkretisht janë arrestuar: Elden Tarja, 25 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Kristjan Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin (shtetas me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit). Gjatë kontrolleve iu gjetën 3 pistoleta.
Ka dyshime se janë të njëjtët autorë që kanë gisht në vrasjen e ndodhur disa javë më parë në Sarandë ku u ekzekutua brutalisht Artan Myrtaj i njohur si “Tani i Rruzhdiut”. Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg komisariatit të Sarandës. Aktualisht po bëhen kontrolle të shumta në disa qytete në përfshirë Shkodrën, Laçin dhe Kamzën. Versus.al

