Berisha pas votimit të Territoriales: Akt antikombëtar, PD ka nisur mbledhjen e firmave për referendum
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim për mediat nga selia e PD-së, tha se votimi i reformës territoriale mbrëmjen e djeshme në Kuvend ishte një akt flagrant antikombëtar dhe antiqytetar.
Sakaq, Berisha deklaroi se PD-ja do të vijojë betejën ligjore kundër shkrirjes së 15 bashkive, ndërsa ka nisur mbledhja e firmave për referendum.
“Mbrëmë pas mesnate, në një akt flagrant antikombëtar, antiqytetar, krimi, pengmarrja dhe ryshfeti, mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive të vendit, për asgjësimin e tyre.
Deputetët e partisë së krimit në unison, shkelmuan interesat e zgjedhësve të tyre. Të marrë peng me korrupsionin e tyre, me vjedhjet dhe plaçkën që kanë siguruar me mandatin e tyre, ata votuan në një krim kolektiv për asgjesimin e 15 bashkive.
Reforma territoriale është pa dyshim, në raport me qytetarin dhe komunitetet, reforma më e rëndësishme sepse kjo reformë ka të bëjë me vetë qeverisjen e komuniteteve.
Ka të bëjë me qeveritë vendore të tyre, të cilat kanë misionin zhvillimin e territorit të komunitetit. Kanë mision konservimin e trashëgimisë kulturore historike të komunitetit.
Kanë mision mbrojtjen, zhvillimin e identiteteve të komuniteteve. Theksoj dhe njëherë, për Shqipërinë, një vend me nevojë jetike për zhvillim, njësitë e qeverisjes vendore janë investitorë kryesorë në zonat e komuniteteve
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt, PD deklaron se do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive dhe për projektin e saj 100 bashki plus. Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum”, u shpreh Berisha.
Dyshohet se do kryenin atentat, 3 të arrestuar në Lezhë, sekuestrohen 3 pistoleta dhe motori i vjedhur në Suedi (EMRAT)
Elbasani përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe shkarkesa elektrike
Prokurori i Përgjithshëm thirrje magjistratëve: Rritni efikasitetin, duhet të rikthejmë besimin e publikut te drejtësia
- 12:35 Dyshohet se do kryenin atentat, 3 të arrestuar në Lezhë, sekuestrohen 3 pistoleta dhe motori i vjedhur në Suedi (EMRAT)
- 12:25 Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja
- 12:24 Elbasani përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe shkarkesa elektrike
- 12:22 Nëna e Ronaldos pas largimit të tij nga kombëtarja: Ka qenë hero i Portugalisë, nuk mori vlerësimin që meritonte
- 12:15 Çmimi i naftës rritet drejt nivelit 105 dollarë
- 11:50 Prokurori i Përgjithshëm thirrje magjistratëve: Rritni efikasitetin, duhet të rikthejmë besimin e publikut te drejtësia