
Një grabitje e përmasave të jashtëzakonshme është regjistruar në Toskanë të Italisë, ku një grup prej të paktën shtatë personash ka vjedhur rreth 30 mijë shishe verë të cilësisë së lartë, me një vlerë totale prej 5 milionë eurosh.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e kantinës së kompanisë së njohur të verërave Marchesi Antinori, në zonën e Kortonës, në provincën e Arezzos.
Sipas raportimeve të mediave italiane dhe britanike, mes tyre “Corriere della Sera” dhe “Financial Times”, ky konsiderohet si një nga vjedhjet më të mëdha të verës për nga vlera e mallit të grabitur në Itali.
Grabitësit kanë marrë shishe të markave prestigjioze Solaia, Tignanello dhe Guado al Tasso, të gjitha të prodhimit të vitit 2023. Mes tyre, rreth 10 mijë shishe i përkasin verës Solaia. Çmimi i një shisheje varion nga 120 deri në 300 euro.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës së së dielës. Autorët fillimisht kanë çaktivizuar sistemin e alarmit dhe kanë nxjerrë jashtë funksionit kamerat e sigurisë të instaluara në kantinë.
Më pas, ata kanë hyrë në ambientet e kompanisë me dy kamionë dhe kanë përdorur pirunët ngritës të kantinës për të ngarkuar shishet e verës. Vjedhja u zbulua vetëm të hënën në mëngjes, kur punonjësit mbërritën në punë dhe konstatuan mungesën e mallit.
Administratori i kompanisë, Renzo Cotarella, e ka cilësuar grupin si mjaft të përgatitur, duke ngritur dyshimet se mund të bëhet fjalë për të njëjtët autorë që kanë goditur edhe kantina të tjera në Itali gjatë muajve të fundit.
Frika se ku do të përfundojnë shishet e grabitura
Një nga shqetësimet kryesore të kompanisë është destinacioni i verërave të vjedhura. Ato mund të përfundojnë te koleksionistët privatë ose te pronarët e lokaleve, por shitja e tyre mund të ngjallë dyshime për shkak të sasisë së madhe dhe vlerës së lartë.
Shqetësim i veçantë paraqet vera Solaia, nga e cila prodhohen vetëm rreth 60-70 mijë shishe në vit. Për këtë arsye, shitja e një sasie prej 10 mijë shishesh jashtë kanaleve zyrtare mund të tërheqë vëmendjen e tregut.
Kompania ka nisur të njoftojë klientët e saj në të gjithë botën, duke u kërkuar të tregojnë kujdes ndaj ofertave të dyshimta dhe shitjeve që nuk vijnë nga kanalet zyrtare të shpërndarjes.
Drejtuesit e saj shpresojnë që malli të gjendet, duke vënë në dukje se një ngarkesë e tillë, e transportuar me dy kamionë, nuk mund të zhduket lehtësisht pa lënë gjurmë.
Ndërkohë, rasti ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si një sasi kaq e madhe vere luksoze mund të shitet në tregjet ndërkombëtare pa u zbuluar origjina e saj.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
9 Tetor13:17
Axios: Siria shqyrton mundësinë e dërgimit të mijëra trupave në Jemen
Siria mund t’i bashkohet një ofensive ushtarake të mbështetur nga Arabia Saudite kundër rebelëve Huthi në Jemen duke vendosu...
Piranjat News
BOTA
9 Tetor12:12
"Rruga e vdekjes" e mbushur me mina në Ukrainën jugore: Banorët e Oleskit të pushtuar të bllokuar dhe të dënuar përpara dimrit
Të bllokuar dhe përballë urisë, banorët e Oleskit, një qytet i vogël ukrainas jashtë Khersonit që ka qenë n&...
BOTA
9 Tetor12:11
“Shqiptarët, armiq të Serbisë!” Vuçiç sulmon Ramën, Kurtin, Kamberin dhe kongresmenin e SHBA
Aleksandër Vuçiç tregon fytyrën e vërtetë… presidenti i dorëhequr i Serbisë ka sulmuar ashpër bashkimin ...
BOTA
9 Tetor11:32
Grabitje spektakolare në Itali, 7 persona vjedhin 30 mijë shishe vere me vlerë 5 milionë euro
Një grabitje e përmasave të mëdha ka goditur një prej prodhuesve më të njohur të verës në Itali. Shtatë p...
BOTA
9 Tetor10:51
Alarmi për inteligjencën artificiale/ Modelet e IA-së mund të keqpërdoren për qëllime terroriste
Një raport i publikuar nga iniciativa “Tech Against Terrorism”, e mbështetur nga OKB-ja, ngre shqetësime për sigurinë e dis...
BOTA
9 Tetor10:33
Zbulim i rrallë në Egjipt, gjendet në fund të detit unaza 2 mijëvjeçare me imazhin e një prej Shtatë Mrekullive të Botës
Një unazë bronzi gati 2,000-vjeçare, e cila paraqet farin e famshëm të Aleksandrisë, është zbuluar nga arkeologët...
BOTA
9 Tetor10:12
Tragjedia në Stamboll/ Shkon në 5 numri i viktimave nga shembja e pallatit 7-katësh, mes tyre një vajzë 5-vjeçare
Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga shembja e tre kateve të një pallati shtatëkatësh në lagjen Maltepe të Stambollit...
BOTA
9 Tetor09:27
Analiza/ Thirrje për bisedime paqeje, a po lodhet Ukraina nga lufta?
Tre politikanë të njohur ukrainas kanë bërë thirrje që lufta të përfundojë përmes negociatave me Rusinë. ...
BOTA
9 Tetor09:13
Putin pas takimit me Pezheskian: Irani po bën përpjekje të sinqerta për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA-në
Presidenti rus Vladimir Putin u takua me homologun e tij iranian Masoud Pezheskian në Turkmenistan të enjten përpara një samiti rajonal dh...
BOTA
9 Tetor08:12
“El Niño” drejt rekordeve historike/ Temperatura ekstreme, përmbytje, stuhi! Çfarë parashikojnë shkencëtarët për muajt në vijim?
Fenomeni klimatik El Niño po forcohet dhe mund të ndikojë në temperaturat globale dhe modelet e motit deri në muajt e parë t&eum...