E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hodhën vezë dhe ujë në seancë, PS kërkon përjashtimin nga Kuvendi me 60 ditë për Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun

Screenshot

Tensionet e ashpra të regjistruara gjatë seancës plenare ku u diskutua dhe votua Reforma e re Territoriale kanë sjellë reagimin e shumicës parlamentare.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar zyrtarisht pranë Sekretariatit të Etikës në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për marrjen e masave më të rrepta disiplinore ndaj dy përfaqësuesve të PD, kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputetit Klevis Balliu.

Reklamë

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja e Vizion Plus Olta Blaceri.

Sipas kërkesës së protokolluar nga mazhoranca, kërkohet përjashtimi i dy deputetëve demokratë me masën prej 60 ditësh nga të gjitha aktivitetet parlamentare, përfshirë punimet në komisionet permanente dhe seancat plenare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.