Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

    Sot zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLP-së, Çela: Sistemi përballet me mungesë prokurorësh dhe stok dosjesh! Të zgjidhet çështja e pagave

    “Qava për trajtimin që i bënë”, Nëna e Ronaldos thyen heshtjen: Nuk po e vlerësojnë siç duhet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Sot zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLP-së, Çela: Sistemi përballet me mungesë prokurorësh dhe stok dosjesh! Të zgjidhet çështja e pagave
    Aktualitet

    Sot zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLP-së, Çela: Sistemi përballet me mungesë prokurorësh dhe stok dosjesh! Të zgjidhet çështja e pagave

    October 9, 2026
    Sot zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLP-së, Çela: Sistemi përballet me mungesë prokurorësh dhe stok dosjesh! Të zgjidhet çështja e pagave

    Po zhvillohet sot Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve të Shqipërisë, ku do të zgjidhen tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe një anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

    Në fjalën e tij, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ngriti shqetësimin për situatën e vështirë në të cilën ndodhet prej vitesh sistemi i prokurorisë, për shkak të mungesës së prokurorëve dhe mbingarkesës me dosje.

    “Prokuroria është duke kaluar një periudhë tejet të vështirë prej disa vitesh, për shkak të vakancave në organikë dhe mbingarkesës së punës të krijuar si rrjedhojë e tyre. Ka qenë kontributi dhe sakrifica e gjithsecilit prej jush që ndihmoi në evitimin e kolapsit që rrezikonte sistemin e prokurorisë dhe përshtatjen graduale me organizimin e ri”, vijoi Çela.

    Një tjetër shqetësim i ngritur nga kryeprokurori lidhet me pagat e magjistratëve. Çela kërkoi një zgjidhje përfundimtare për trajtimin financiar të tyre, përmes dialogut mes institucioneve dhe në përputhje me standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese.

    “Ka nevojë që të gjejë një zgjidhje përfundimtare çështja e trajtimit financiar të magjistratëve. Për këtë nevojitet një dialog real dhe konstruktiv mes të gjitha palëve, që synon zgjidhjen e problemit dhe jo shtyrjen e tij përmes vendimmarrjeve që nuk respektojnë standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese”, tha Cela.

    Në mbledhjen e sotme, për tre vendet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë konkurrojnë gjashtë kandidatë: Antoneta Sevdari dhe Kostaq Beluri nga Prokuroria e Përgjithshme; Afërdita Ndoi dhe Irma Balli nga prokuroritë e apelit; si dhe Edina Kurti dhe Eloida Goxhi nga prokuroritë e shkallës së parë.

    Përveç tre anëtarëve të KLP-së, prokurorët do të zgjedhin edhe një përfaqësues në Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

    anëtarët e rinj të KLP-së Çela Drejtësia shqiptare Këshilli i Lartë i Prokurorisë KLP mungesa e prokurorëve pagat e prokurorëve prokurorët Reforma në drejtësi sistemi i drejtësisë stoku i dosjeve zgjedhjet në KLP
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

    October 9, 2026

    Sot zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLP-së, Çela: Sistemi përballet me mungesë prokurorësh dhe stok dosjesh! Të zgjidhet çështja e pagave

    October 9, 2026

    “Qava për trajtimin që i bënë”, Nëna e Ronaldos thyen heshtjen: Nuk po e vlerësojnë siç duhet

    October 9, 2026

    Vidhnin shtëpitë natën teksa familjet flinin, arrestohen tre shqiptarë në Itali, dëmi rreth 55 mijë euro

    October 9, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.