Partia Socialiste kërkon përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit për deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Masa për deputetët demokratë kërkohet për shkak se hodhën ujë dhe vezë në drejtim të deputetëve dhe qeverisë gjatë votimit në Parlament të Reformës Territoriale.
Sekretariati, në të cilën të majtët kanë shumicën, do të mblidhet të hënën për të vendosur mbi kërkesën e PS.
Reforma Territoriale, e kundërshtuar nga opozita, mori 85 vota pro.













