Tubimi para Kuvendit dhe protesta e 7 tetorit, arrestohen 3 persona, procedohen 6 të tjerë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë, të cilët kanë kryer vepra penale në kundërshtim me ligjin për sa i përket tubimit të djeshëm përpara Kuvendit dhe protestës së datës 7 tetor.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit E. L., 28 vjeç, F. Rr., 29 vjeç dhe A. A., 39 vjeç. Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. P., 39 vjeçe, B. M., 20 vjeç, I. T., 51 vjeç, M. C., 65 vjeç, L. B., 39 vjeç dhe E. E., 35 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës për masën e sigurisë, çështja kalon për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë
Dyshohet se do kryenin atentat, 3 të arrestuar në Lezhë, sekuestrohen 3 pistoleta dhe motori i vjedhur në Suedi (EMRAT)
Berisha pas votimit të Territoriales: Akt antikombëtar, PD ka nisur mbledhjen e firmave për referendum
- 13:39 Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës për masën e sigurisë, çështja kalon për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë
- 13:29 Demo: Reforma territoriale, bashki më të forta dhe shërbime më të mira për qytetarët
- 13:26 Incidentet në Kuvend gjatë votimit të reformës territoriale, PS kërkon përjashtimin nga seancat të Bardhit dhe Balliut
- 13:17 Sulmet me thikë në shkolla tronditin Poloninë, mbyllen disa institucione arsimore
- 12:35 Dyshohet se do kryenin atentat, 3 të arrestuar në Lezhë, sekuestrohen 3 pistoleta dhe motori i vjedhur në Suedi (EMRAT)
- 12:30 Berisha pas votimit të Territoriales: Akt antikombëtar, PD ka nisur mbledhjen e firmave për referendum