Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën me ty

    Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

    Sot zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLP-së, Çela: Sistemi përballet me mungesë prokurorësh dhe stok dosjesh! Të zgjidhet çështja e pagave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën me ty
    Kryesore

    Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën me ty

    October 9, 2026
    Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën me ty

    Disa orë pas votimit me 85 vota pro të Reformës Territoriale, mes tensioneve dhe kritikave, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një video të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, ku një luan shfaqet duke ecur i vetëm.

    Bashkangjitur pamjeve, dëgjohet edhe një mesazh në anglisht, “një bashkëbisedim” me Zotin për sprovat e jetës, që në kontekstin e aktual, mund të interpretohet për ‘sprovat’ politike të javëve të fundit brenda PS.

    “I kërkova Zotit dashuri. Ai largoi njerëz nga jeta ime. I hutuar, e pyeta: “Pse?” Sepse jo të gjithë ata që ecin pranë teje janë të destinuar të vazhdojnë rrugën bashkë me ty. Unë nuk do të lejoj kurrë që njerëzit e gabuar të të pengojnë të përmbushësh qëllimin që kam për ty.

    I kërkova paqe. Ai lejoi të vinin stuhitë. Qava dhe pyeta: “Pse?” Sepse paqja nuk është mungesa e stuhive; është forca për të qëndruar i palëkundur ndërsa ato tërbohen.

    I kërkova forcë. Ai më dha barra për të mbajtur. I zhgënjyer, pyeta: “Pse?” Forca nuk të dhurohet, ajo ndërtohet, ashtu si hekuri kalitet në zjarr dhe merr formë nga goditjet e çekanit. Karakteri yt formohet përmes asaj që përballon.

    I kërkova një rrugë më të lehtë. Ai vendosi një mal përpara meje. I rraskapitur, pëshpërita: “Pse?” Sepse këmbët më të forta formohen duke u ngjitur, jo duke qëndruar në vend.

    Pastaj kuptova diçka. Zoti nuk po i shpërfillte lutjet e mia. Ai po u përgjigjej atyre në një mënyrë të ndryshme nga ajo që prisja. Ai nuk po ma bënte jetën më të lehtë. Po më bënte më të fortë.

    Nuk mora jetën që kërkova. Mora jetën që do të më përgatiste për atë që më priste përpara. Sepse rehatia rrallë na ndryshon. Zjarri e pastron dhe e përpunon hekurin. Sprovat e forcojnë besimin.

    Përballoje zjarrin. Zoti ende po të jep formë”, është ky mesazhi në këtë video, për të cilin Rama ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë koment shtesë.

    AI aktualitet Shqipëri deklarata e Ramës Edi rama Inteligjenca Artificiale Kryeministri Edi Rama mesazh motivues mesazh simbolik Mesazhi i Ramës politika shqiptare rrjetet sociale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën me ty

    October 9, 2026

    Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

    October 9, 2026

    Sot zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLP-së, Çela: Sistemi përballet me mungesë prokurorësh dhe stok dosjesh! Të zgjidhet çështja e pagave

    October 9, 2026

    “Qava për trajtimin që i bënë”, Nëna e Ronaldos thyen heshtjen: Nuk po e vlerësojnë siç duhet

    October 9, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.