LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Po përgatitnin atentat, arrestohen tre persona/ Autorët u kapën të armatosur dhe me skafandra! Dyshime se u përfshinë edhe në eliminimin e ‘Tanit të Rruzhdiut’ (EMRAT+PAMJET

• Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat. • Bëhet me dije se personat në fjalë po mbaheshin nën vëzhgim nga policia prej disa ditësh. • Konkretisht, dy prej tyre, Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin, të armatosur dhe me skafandra në kokë, lëviznin me një motor në rrugën e vjetër Pllanë-Lezhë, ku sipas policisë kishin planifikuar të kryenin vrasjen. • Po ashtu, dy të rinjtë janë filmuar teksa lëviznin me motor, i cili rezultoi i vjedhur në Suedi. • Ndërsa, 25-vjeçari Elden Tarja do t'i ndihmonte të largoheshin nga zona me një automjet. • Pas informacioneve për lëvizjet e dyshimta të personave me skafandra, policia nisi kontrollet përgjatë rrugës së vjetër Pllanë-Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës. • Në segmentin Gjadër-Barbullush, efektivët ndaluan një automjet tip “Volkswagen”, ku udhëtonin të tre të dyshuarit, dy prej të cilëve ishin konstatuar më parë duke lëvizur me motor. • Gjithashtu hetuesit kanë dyshime të forta se personat e arrestuar mund të jenë përfshirë edhe në atentatin e ndodhur në Sarandë, ku u eliminua Artan Myrtaj, i njohur edhe si “Tani i Rruzhdiut”.

3 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra! Dyshime se u përfshinë edhe në eliminimin e ‘Tanit të Rruzhdiut’ (PAMJET)

Po përgatitnin atentat, arrestohen tre persona/ Autorët u kapën

LEZHË- Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me operacioni në Lezhë, ku u arrestuan tre persona, të cilët dyshohet se do të kryenin një vrasje. Bëhet me dije se Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dy prej të arrestuarve lëviznin të armatosur dhe me skafandra me një motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, ndërsa personi i tretë dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin nga zona pas kryerjes së krimit.

Gjatë kontrolleve fizike, në motomjet, në banesën e njërit prej të arrestuarve dhe në ambientet përreth saj, u sekuestruan tre pistoleta me krehra e fishekë, municion luftarak, si dhe motomjeti i dyshuar i përdorur në këtë rast. Po ashtu, nga verifikimet e kryera rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Puna e mirëorganizuar dhe e shpejtë policore parandalon një vrasje. Finalizohet operacioni i koduar “Detajet”. Vihen në pranga 3 shtetas, të cilët, në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin vrasjen.

2 prej tyre, të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin. Shtetasi tjetër, bashkëpunonte me ta, duke i ndihmuar që të largoheshin me automjet nga zona ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen. Sekuestrohen 3 armë zjarri (pistoleta), si dhe automjeti dhe motomjeti i përdorur në këtë rast.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar operacionale të specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të intensifikimit të punës operative dhe kontrolleve, me objektiv madhor parandalimin e ngjarjeve kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Detajet”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. T., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullush, K. Y. (Sh.), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe V. P., 38 vjeç, banues në Kurbin (shtetas me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit).

Menjëherë pas marrjes së informacionit se në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” dy shtetas me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet, kryenin lëvizje të dyshimta, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe shkuan në zonën e sinjalizuar.

Si rezultat i patrullimeve komplekse dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motomjeti, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volkswagen”, me të cilin po lëviznin shtetasit V. P. dhe K. Y. (Sh.), të konstatuar më parë duke lëvizur me motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”. Këta shtetas shoqëroheshin në automjet nga bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E.T., drejtuesi i automjetit, me qëllim largimin nga zona ku kishin planifikuar vrasjen.

Gjatë kontrollit fizik, të motomjetit dhe në banesën e shtetasit E. T. dhe përreth saj, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta), me krehra dhe fishekë, municion luftarak, motomjeti i dyshuar i përdorur për rastin, çelësat e të cilit iu gjetën shtetasit 34-vjeçar.

Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Detaje nga operacioni në Lezhë/ Gjenden armë dhe veshje, policia po i vëzhgonte prej disa ditësh 

Po përgatitnin atentat, arrestohen tre persona/ Autorët u kapën
foto ilustruese

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar këtë të premte nga Policia e Lezhës, ku tre persona, të cilët dyshohet se do të kryenin një vrasje, u arrestuan. Bëhet me dije se autorët e dyshuar prej disa ditësh ishin mbajtur nën vëzhgim nga policia. 

Këta shtetas janë kapur në Shkodër, nga Policia e Lezhës, ku më pas janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe veshje që dyshohet se do të përdoreshin për vrasjen.

Blutë kanë dyshime të forta se mund të jenë të njëjtët autorë të atentatit në Sarandë, ku u ekzekutua ‘Tani i Rruzhdiut’. Aktualisht kontrolle të shumta po bëhen në disa qytete në përfshirë Shkodrën, Laçin dhe Kamzën./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dyshohet se po përgatitnin atentat, kapen tre persona, kontrolle në disa qytete

Po përgatitnin atentat, arrestohen tre persona/ Autorët u kapën
foto ilustruese

TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat. Sipas informacioneve paraprake, të arrestuarit mund të kenë lidhje edhe me atentatet e regjistruara më herët në Sarandë dhe Mirditë.

Operacionet policore janë zhvilluar në disa qytete, konkretisht në Shkodër, Lezhë, Kamëz dhe Sarandë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e secilit prej personave të arrestuar dhe për të verifikuar nëse ata janë të përfshirë edhe në ngjarjet e mëparshme kriminale.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë çështje./Dosja.al

kristian ymeri (shkambi) vinçesk piroli

Sondazh

Poll

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike