LIVE UPDATES
Sport

Dikur tifozët, sot lojtarët… Vllaznia duket se ka mbetur te biçikleta!

Në vend të tifozëve që udhëtonin me biçikleta drejt kryeqytetit për të ndjekur Vllazninë, sot janë vetë futbollistët ata që do të duhej t’i jepnin pedaleve. Jo për të shkuar në stadium, por për të gjetur rrugën e duhur, atë që meriton një klub me historinë e Vllaznisë.

9 Tetor 2026, 13:45 Nga DOSJA

Dikur tifozët, sot lojtarët… Vllaznia duket se ka mbetur te

Nga Endi TUFA

SHKODER - Ka kohë që Shkodra u ka mësuar shqiptarëve se biçikleta nuk është thjesht një mjet transporti, por pjesë e identitetit të qytetit. Por askush nuk do ta kishte menduar se një ditë, në vend të tifozëve që udhëtonin me biçikleta drejt kryeqytetit për të ndjekur Vllazninë, do të ishin vetë futbollistët ata që do të duhej t’i jepnin pedaleve. Jo për të shkuar në stadium, por për të gjetur rrugën e duhur, atë që meriton një klub me historinë e Vllaznisë.

Ironia është e hidhur, sepse Vllaznia nuk është një skuadër dosido. I themeluar më 16 shkurt 1919, klubi shkodran është një nga emrat që kanë shkruar historinë e futbollit shqiptar, me nëntë tituj kampionë dhe një traditë që kapërcen kufijtë e fushës së lojës. Është krenaria e një qyteti që e ka jetuar futbollin si pjesë të kulturës së tij dhe që ka udhëtuar drejt Tiranës për të mbështetur ekipin, edhe kur rruga ishte e gjatë dhe mundësitë të pakta. Sot, paradoksi është se tifozët mund të kenë më shumë arsye për të pedaluar sesa vetë klubi për të ecur përpara.

Për vite me radhë, tifozët shkodranë që mbërrinin me biçikleta në kryeqytet për të ndjekur Vllazninë ishin një nga ato pamje që të mbeteshin në mendje. Një dëshmi e pasionit, e përkushtimit dhe e lidhjes së veçantë mes qytetit dhe skuadrës. Ata udhëtonin për të parë futboll, për të mbështetur ngjyrat kuqeblu dhe për të treguar se distanca nuk ishte pengesë kur bëhej fjalë për Vllazninë.

Sot, në një kthesë ironike të historisë, rolet duket se janë përmbysur. Pas raportimeve për katër deri në pesë muaj paga të prapambetura dhe bojkotin e stërvitjeve nga pjesa më e madhe e ekipit, pyetja nuk është më se si do të mbërrijnë tifozët në stadium, por si do të mbërrijë vetë Vllaznia te normaliteti. Nëse dikur biçikletat simbolizonin pasionin e tifozëve, sot ato mund të kthehen në metaforën e një klubi që nuk po arrin të ecë me ritmin e historisë së vet.

Sigurisht, kjo nuk është një tallje me futbollistët. Përkundrazi, një profesionist që punon dhe nuk paguhet nuk mund të mbahet pafundësisht me fjalë, premtime apo vetëm me dashurinë për fanellën. Përkushtimi ka vlerë, por faturat nuk paguhen me krenari dhe karriera nuk ndërtohet vetëm mbi sakrifica. Nëse pretendimet për pagat e papaguara konfirmohen, protesta e lojtarëve është një sinjal alarmi që drejtuesit nuk mund ta trajtojnë si një problem të zakonshëm të dhomës së zhveshjes.

Edi Martini u largua pas rezultateve negative, ndërsa në diskutimet rreth situatës së skuadrës është ngritur edhe çështja e motivimit dhe e ndikimit që problemet financiare mund të kenë pasur te performanca e futbollistëve. Ky është një element që duhet analizuar me kujdes: mungesa e stabilitetit financiar mund të ndikojë te përqendrimi, atmosfera dhe besimi, por nuk mund të shërbejë automatikisht si shpjegim për çdo humbje.

Ndërrimi i trajnerit mund të jetë një mënyrë për të kërkuar reagim sportiv, por nuk është ilaç për një krizë që nis jashtë fushës. Një trajner i ri mund të ndryshojë skemat, të ndërrojë formacionin dhe të kërkojë më shumë intensitet, por nuk mund të zhbëjë muajt e pagave të prapambetura dhe pasigurinë që shoqëron një skuadër në këto kushte.

Biçikletat mund të jenë simbol i qytetit, por nuk duhet të bëhen simbol i mënyrës se si menaxhohet klubi. Sepse një gjë është të pedalosh për të mbështetur Vllazninë dhe krejt tjetër të të duhet të pedalosh për ta mbajtur atë në këmbë.

 

Sondazh

Poll

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike