Formacionet zyrtare të Llapit dhe Ballkanit janë bërë publike për përballjen e javës së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Të lidhura
None found
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi do të jetë skuadra vendase ndaj ekipit therandas. Takimi nis në orën 14:00.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina po kalon një fillim shumë të vështirë të sezonit, me vetëm një fitore dhe gjashtë humbje në shtatë ndeshje. Për këtë arsye, llapjanët kërkojnë fitoren para tifozëve të tyre për t’u larguar nga fundi i klasifikimit.
Edhe Ballkani vjen në këtë sfidë me objektivin e tri pikëve, pasi ekipi i Mislav Kaoglanit nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit dhe synon të përmirësojë pozicionin në tabelë.
Të dy trajnerët kanë zgjedhur formacionet me të cilat do ta nisin takimin.
Llapi: Laroshi; Aliu, Jaha, Sorensen; Emini, Ramadani, Hetemi, Kolgeci, Blakcori; D’Almeida, Ademi.
Ballkani: Selmani; Jashanica, Halili, Batarelo; Vokrri, Diene, Kuc, Dosso; Serebe, Berisha.






