Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnjë! Udhëtonte me motor në gjendje të dehur, plagosi drejtuesi

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Lushnjë! Udhëtonte me motor në
Fotob nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Lushnjës, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i një motori. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrëzuar në tokë.

Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i motorit mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Ai pritet t’i nënshtrohet testeve përkatëse nga Policia, për të përcaktuar nëse ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese