web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qenushët dhe kotelja e Ramës

9 Tetor 2026, 13:52, Politikë REDAKSIONALE

Qenushët dhe kotelja e Ramës

Në orët e para të kësaj të premteje, Reforma Territoriale u votua me 85 vota pro, por kishte një qëllim: u fut me shpejtësi për të treguar një mazhorancë të fortë.

Kryeministri Edi Rama nuk i dëgjoi socialistët e tij të mërzitur sa në jug dhe në veri, por eci përpara me një reformë, e cila do të pasohet nga një tjetër në vitin 2030, pra pas 5 vjetësh do të kemi edhe më pak bashki, sipas strategjisë së Kryeministrit tonë.

Kjo situatë politike në ditët e fundit na tregoi edhe sharlatanët politikë, palaçot e Parlamentit.

Nuk është problemi tek ata që nuk flasin fare, se të paktën mbajnë kokën ulur, por tek ata që dalin dhe bëjnë si qenushë ose si mace, del Erion Braçe dhe ia bën “ham-ham”, më pas del edhe Vullnet Sinaj dhe ia bën “hum-hum” dhe pastaj del edhe Elisa a bën “mjau-mjau”, a thua se tani në PS do të bëhet nami. Mazhoranca do të humbasë shumicën e saj kushtetuese, të cilën e bën edhe me votat e tre deputetëve të PSD-së, ku njëri është më analfabet se tjetri dhe askush nuk ka folur në Parlament, përjashto ndokënd që mund të ketë thënë disa fjali.

85 vota mori Reforma Territoriale ku tre deputetë menduan se do të bënin diferencën, në fakt, treguan se janë vetëm loja dhe skema e kryeministrit Edi Rama.

Pra, Belinda Balluku sulmohet nga Elisa Spiropali në mënyrë të vazhdueshme, a nuk është kjo e fundit kotelja e kryeministrit që për javë të tëra bën “mjau-mjau”, del me pika e strategji, flet dhe kundër reformës dhe në fund shkon e voton në rresht. Është thjesht dhe vetëm kotelja e kryeministrit, e hedh ai në sulm, e përdor sa herë të dojë dhe më pas i thotë voto këtu në rresht se ndryshe të qërova.

Është edhe Erion Braçe. A nuk është ky që sulmonte Arben Ahmetajn? A nuk është ky Erion Braçe që deri në momentin e fundit tha se nuk do ta votonte Reformën?

E bëri për protagonizëm apo si qenush i vogël i kryeministrit që bën “ham-ham” si ata pekinezët apo tip chiuaua dhe pastaj shkojnë në rresht derisa kryeministri i thotë aty se përndryshe të hodha në plehra.

Brenda grupit të PS-së për të bërë “gam-gam” dhe “ham-ham” kur i duhet kryeministrit që të tjerët të rrinë urtë. Rastësisht rrugës doli edhe Vullnet Sinaj, një biznesmen që është bërë deputet në fshatrat e Vlorës.

Këta janë njerëzit më perfektë që ka zgjedhur Edi Rama, jo për nga paraqitja se Elisa mund të jetë bërë edhe më e bukur seç ka qenë dikur, Erion Braçe edhe më burrëror seç ka qenë dikur, por nga sjellja publike, nga qasja politike, të thuash që këta kanë parime dhe kanë vlera, kanë interesat qytetare, këta do të mbrojnë interesat e socialistëve, në fakt, përfundojnë njëri qenush e tjetra kotelja e Ramës.

Shkojnë dhe vijnë vërdallë, i përdor dhe ua lëshon nga pak ai zinxhirin dhe litarin, e u thotë ‘hë vërsulu pak këtu’, hop ia tërheq pastaj dhe lëshon kotelen, ‘shko çjerre pak divanin atje’, ‘hajde këtu tani t’i pres thonjtë’. Kështu sillet Rama me këta.

Prandaj jemi përballë faktit se Grupi Parlamentar socialist ka qenushët, kotelet, grindavecët e tij, të cilët në fund shkojnë në rresht pas të madhit, kështu pretendojnë për të pasur pak dinjitet, pasi e respektojnë, sipas tyre, PS-në, në të vërtetë thjesht dhe vetëm qenushët dhe kotelet e të madhit që i përdor për të trembur fëmijët e shtëpisë./ CNA





Lajmet e fundit nga