9 Tetor 2026, 13:57
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Sipas arsyetimit të bërë nga Gjykata Kushtetuese, masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndërhyn në lirinë e lëvizjes, të garantuar nga neni 38 i Kushtetutës.
Gjykata vlerësoi se Gjykata e Lartë nuk u kishte dhënë përgjigje pretendimeve që lidhen me nevojën dhe përshtatshmërinë e kësaj mase sigurimi. Për këtë arsye, çështja do të rikthehet në Gjykatën e Lartë, e cila duhet të shqyrtojë sërish problematikat e evidentuara nga Gjykata Kushtetuese.
Njoftimi i Plotë:
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin e z. Sali Berisha, me objekt shfuqizimin e vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.04.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën.
Në përfundim, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.04.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
3. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
4. Shpenzimet e përfaqësimit për kërkuesin, në vlerën 60.000 lekë, i ngarkohen Ministrisë së Financave.
Njoftimi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e heq automatikisht masën e sigurisë ndaj Sali Berishës. Ai shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e kthen çështjen për rishqyrtim. Për rrjedhojë, Gjykata e Lartë duhet të shqyrtojë sërish çështjen, duke marrë parasysh vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese mbi arsyetimin e nevojës dhe përshtatshmërisë së masës./Dosja.al
gjykata kushtetuese sali berisha
Politike
9 Tetor 2026, 13:20
I.A
Bardhi dhe Balliu
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë nga aktivitetet parlamentare të kreut të...
Politike
9 Tetor 2026, 12:41
I.A
Sali Berisha
Partia Demokratike nuk përjashton mundësinë e kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të Reformës Territ...
Politike
9 Tetor 2026, 12:28
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Partia Demokratike do të vijojë betejën ligjore kundër Reformës Territoriale dhe ka nisur mbledhjen e fi...
Politike
9 Tetor 2026, 12:24
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën socialiste se miratimi i reformës territoriale, që par...
Politike
9 Tetor 2026, 12:16
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se votoi kundër interesave të qytet...
Politike
9 Tetor 2026, 11:53
E. D
Gjykata Speciale
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e ...
Politike
9 Tetor 2026, 11:53
I.A
Olsian Çela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka kërkuar një zgjidhje përfundimtare për pagat ...
Politike
9 Tetor 2026, 11:45
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas miratimit të reformës administrativo-territoriale në ...
Politike
9 Tetor 2026, 11:33
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pasi i "terrorizoi" deputetët e vet që të votonin pro Reformës administrative Territoriale...
Politike
9 Tetor 2026, 09:23
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend. Me an&...