E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestrohen 36 kg kanabis në Janinë, dyshohet se droga vinte nga Shqipëria

Policia greke ka sekuestruar rreth 36 kilogramë kanabis të papërpunuar gjatë një aksioni antidrogë në Janinë. Sipas mediave greke, lënda narkotike dyshohet se kishte origjinë nga Shqipëria.

Gjatë operacionit, policia zbuloi dy automjete që lëviznin njëri pas tjetrit, në një distancë të caktuar, në të cilat udhëtonin tre shtetas të huaj.

Reklamë

Gjatë kontrollit të njërës prej makinave, efektivët gjetën dhe sekuestruan 34 pako me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej rreth 36 kilogramësh.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ngarkesa narkotike transportohej nga tre personat që udhëtonin në të dyja automjetet.

Të tre janë ndaluar nga policia greke, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit dhe origjinën e lëndës narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.