Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimet e gjykatave për caktimin e masës “detyrim paraqitje” për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, bashkë me vendimin e Apelit të GJKKO-së, të marrë nga gjyqtari Engert Pllumbi me kërkesë të SPAK.
Pas shqyrtimit të ankimit, Kushtetuesja ka prishur vendimin e Gjayktës së Lartë dhe ritkhimin për rishqyrtim me argumentin se nuk i ka dhënë përgjigje pretendimeve për nevojën dhe përshtatshmërinë e masës.
Sipas vendimit të Kushtetueses caktimi i kësaj mase është shkelje e Kushtetutës pasi cënon lirinë e lëvizjes për liderin e opozitës Sali Berisha.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:
Përshëndetje,
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin e z. Sali Berisha, me objekt shfuqizimin e vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.04.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën.
Në përfundim, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.04.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
3. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
4. Shpenzimet e përfaqësimit për kërkuesin, në vlerën 60.000 lekë, i ngarkohen Ministrisë së Financave.

© SYRI.net