LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive"/ Berisha për Reformën Territoriale: Deputetët e partisë së krimit shkelmuan interesat e zgjedhësve të tyre

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste se miratoi reformën e re territoriale në dëm të interesave të qytetarëve të 15 bashkive. • Në konferencën me gazetarët, Berisha e cilësoi votimin e zhvilluar pas mesnate si një akt që u diktua nga interesat elektorale të mazhorancës dhe jo nga nevojat e komuniteteve. • Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike do të vijojë betejën në të gjitha frontet kundër ndryshimeve territoriale. • Ai njoftoi se PD-ja ka nisur mbledhjen e firmave për referendum dhe se do të studiojë modalitetet ligjore për organizimin e referendumeve lokale dhe kombëtare. • Lideri i opozitës deklaroi se nuk përjashtohet asnjë mundësi ligjore për kundërshtimin e reformës, përfshirë edhe ankimin në Gjykatën Kushtetuese, me synimin për të mbrojtur interesat e qytetarëve të bashkive të prekura. • I pyetur nga gazetarët për mundësinë e zhvillimit të një referendumi, pavarësisht vendimeve të mëparshme të institucioneve gjyqësore për këtë çështje, Berisha kundërshtoi interpretimet që kufizojnë të drejtën e qytetarëve për tu shprehur. • Ai argumentoi se ndryshimet në kufijtë e njësive të qeverisjes vendore duhet të shoqërohen me konsultimin e qytetarëve dhe u shpreh se PD-ja do të shqyrtojë rrugët për të vijuar këtë nismë. • Sa i përket mundësisë së pjesëmarrjes në një komision të ri parlamentar për reformën territoriale, Berisha deklaroi se Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në një proces të tillë. • Kryetari i PD-së iu referua gjithashtu raportit të Komisionit Europian, duke theksuar se reforma territoriale dhe reforma zgjedhore janë çështje me rëndësi në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. • I pyetur se kur do të shpallen kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme vendore, Berisha deklaroi se partia ka nisur përgatitjet, por do të vazhdojë paralelisht betejën politike dhe ligjore kundër reformës territoriale. 

4 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

"Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve
Sali Berisha

Partia Demokratike nuk përjashton mundësinë e kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të Reformës Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se partia do të përdorë çdo hapësirë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve të prekura nga ndryshimet. 

"Nuk përjashtojmë asnjë nga mundësitë ligjore. Ne bëmë avokatinë e qytetarëve të këtyre 15 bashkive në një debat ndër më të gjatët dhe më intensivët në historinë e parlamentit, 14 orë. Paraqitëm çdo argument dhe asnjë interes partiak, të gjitha në interes të qytetarëve, por u shumëzuan me zero për interesa elektorale të Padrinos dhe partisë së tij. Kështu që, ne çdo hapësirë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, do e shfrytëzojmë," tha Berisha./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum(VIDEO)

"Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike do të vijojë betejën ligjore kundër Reformës Territoriale dhe ka nisur mbledhjen e firmave për një referendum. Lajmin e bëri të ditur kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili deklaroi se opozita do të shqyrtojë mundësitë për organizimin e referendumeve lokale dhe kombëtare.

Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi votimin e reformës në Kuvend si një akt të paprecedentë dhe tha se PD-ja do të kundërshtojë shkrirjen e 15 bashkive.

"Nuk ka ndodhur ndonjëherë një votë e tillë më inkriminuese se sa mbrëmë në ora 1 e gjysmë e natës. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt, PD deklaron se do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive dhe për projektin e saj 100 bashki plus. Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum. Do të studiojmë të gjitha modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, me të cilat ne kemi bindjen më të thellë se mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë nga një bandë, nga një organizatë kriminale që quhet parlament," tha Berisha./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

"Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën socialiste se miratimi i reformës territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, u bë përmes presioneve dhe interesave personale të deputetëve. Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi Kuvendin si “parlament krimi” dhe pretendoi se deputetët u shantazhuan e u kërcënuan për të votuar pro reformës.

Gjithashtu Berisha mbrojti propozimin e PD-së për krijimin e të paktën 100 bashkive, ndërsa solli si shembuj Fushë-Arrëzin, Skraparin, Maliqin, Divjakën, Klosin dhe Përrenjasin, për të argumentuar se këto njësi kanë potenciale zhvillimi që, sipas tij, po shpërfillen.

"Historia e shkurtimit nga 410 bashki e komuna në 61 bashki e komuna, është historia e braktisjes masive të Shqipërisë rurale. Investimet në Shqipërinë rurale, e cila ishte në raport me infrastrukturën në nivele mesjetare, para kësaj qeverie arritën në vlerën 3.2 miliardë. U ndërtuan dhe u rindërtuan mbi 8500 kilometra rrugë. U ndërtuan dhe u rindërtuan qindra e qindra sisteme kanalizimi dhe ujësjellës. U ndërtuan në zonat rurale mbi 1 mijë objekte arsimore dhe qindra objekte shëndetësore. Ky proces, në tërësi, u ndërpre në mënyrë dramatike.

Në rast se marrim investimet e kësaj qeverie në Shqipërinë rurale në 14 vite, ato janë më të pakta se sa investimi në pllakat e gurit në sheshin Skënderbej. Edhe ato investime janë vjedhje masive. Ndaj dhe, PD u angazhua që në fillim në këtë reformë, e bindur për rëndësinë e saj parësore për interesat e qytetarëve dhe komuniteteve. Por, siç është bërë e qartë, kur në të gjitha konsultat pa përjashtim, qytetarët damkosën reformën e vitit 2014 si një reformë kundër interesave të tyre, dhe kur PD përgatiti projektin me së paku 100 bashki në mbarë vendin, Edi Rama u tërhoq nga procesi dhe arriti në këtë votë, më e turpshmja në historinë e vendit. Dita e djeshme ishte dita e hanxharëve të krimit, ku deputetët merreshin peng si lepuj, ku ata shantazhoheshin, thirreshin, kërcënoheshin me pasoja të rënda familjare dhe personale.

A mund të imagjinoni ju se si deputeti i Fushë-Arrëzit voton për shkrirjen e Fushë-Arrezit, e cila për hir të së vërtetës ka qenë një qendër në rrugën që lidhte Shqipërinë me Kosovën, ka qenë një qendër në shekuj. Dhe Fushë-Arrëzi e banorët e veriut ranë viktimë e tenderave të Tom Doshit, që e kam thënë dhe e them, se është një nga vampirët, bashkë me Vilma Nushin, e shëndetit të shqiptarëve. Deputetë të tjerë, ai i Skrapit që ndërton hotele luksoze në bregdet, po ai shet çdo gjë, ata janë tregtarë të pamoral, të turpshëm. Ata mbrojnë pronat e tyre të krimit, kanë mbrojtur pronat e tyre të krimit. Deputeti i Maliqit, Maliqi një bashki me të gjitha potencialet për të qenë e tillë, për të qenë një qendër e fuqishme zhvillimi e rajonit.
Po Divjaka me pasuritë e saj të pafundme, më të mëdha se bashkia me të cilat u bashkua.

Po, potencialet e Divjakës janë më të mëdha sepse Divjaka ka një potencial turistik të jashtëzakonshëm. Klosi, bashki në territorin e të cilës janë depozita botërore kromi. Përrenjasi, bashki në të cila janë depozita botërore hekuri dhe nikeli.
Pra të gjitha këto u shkelmuan nga individë, nga burra dhe gra mercenarë të vërtetë, të turpshëm. Ky është një parlament krimi, që nuk meriton të ekzistojë asnjë orë, asnjë ditë. Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla. Nuk bëhet fjalë për nder dhe dinjitet, por pa asnjë interes tjetër përveç interesave të tyre vetjake, personale dhe familjarëve natyrisht," tha Berisha./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

"Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se votoi kundër interesave të qytetarëve, duke miratuar pas mesnate Reformën Territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Në një konferencë për mediat, Berisha e konsideroi votimin si një akt kundër qytetarëve dhe komuniteteve vendore, ndërsa deputetët e mazhorancës i akuzoi se shkelën interesat e zgjedhësve të tyre.

Ai e cilësoi Reformën Territoriale si një nga vendimmarrjet më të rëndësishme për komunitetet, pasi sipas tij pushteti vendor ka rol të drejtpërdrejtë në zhvillimin e zonave, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjen e identitetit të komuniteteve.

"Mbrëmë pas mesnate, në një akt flagrant antikombëtar, antiqytetar, krimi, pengmarrja dhe ryshfeti, mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive të vendit, për asgjësimin e tyre. Deputetët e partisë së krimit në unison, shkelmuan interesat e zgjedhësve të tyre. Të marrë peng me korrupsionin e tyre, me vjedhjet dhe plaçkën që kanë siguruar me mandatin e tyre, ata votuan në një krim kolektiv për asgjesimin e 15 bashkive. Reforma territoriale është pa dyshim, në raport me qytetarin dhe komunitetet, reforma më e rëndësishme sepse kjo reformë ka të bëjë me vetë qeverisjen e komuniteteve. Ka të bëjë me qeveritë vendore të tyre, të cilat kanë misionin zhvillimin e territorit të komunitetit. Kanë mision konservimin e trashëgimisë kulturore historike të komunitetit. Kanë mision mbrojtjen, zhvillimin e identiteteve të komuniteteve. Theksoj dhe njëherë, për Shqipërinë, një vend me nevojë jetike për zhvillim, njësitë e qeverisjes vendore janë investitorë kryesorë në zonat e komuniteteve," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike