Prokuroret Antoneta Sevdari nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Afërdita Ndoi nga Apeli bëhet me dije se janë zgjedhur ditën e sotme anëtaret e para të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Antoneta Sevdari do të pasojë Sokol Stojanin, ndërsa prokurorja Ndoi do të zëvendësojë zëvendëson anëtaren Ledina Riza, së cilës i mbaron mandati.
Në mbledhjen që po zhvillohet prej orësh pritet që të zgjidhet dhe anëtari i tretë i KLP-së nga prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm, që do të zërë karrigen e Zeqir Hodës.
Procesi isht bllokuar prej javësh shkak të një zinxhiri kërkesash për përjashtim të anëtarëve të KLP-së të iniciuara fillimisht nga kandidati Ylli Pjetërnikaj ndaj anëtarit Vatë Staka dhe më pas kërkesa të tjera të ngjashme mes anëtarëve. Më 8 tetor 2026 Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) rrëzoi me shumicë votash kërkesat e ndërsjella të kandidatëve për përjashtimin e anëtarëve të KLP-së nga vendimmarrja, duke i hapur rrugë zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.
Kujtojmë se Sevdari është magjistratja e parë në Shqipëri që rikthehet në sistemin e drejtësisë pasi ajo fitoi betejën në Strasburg, pas përmbysjes së një vendimi të formës së prerë të vetingut.
Në dhjetorin e 2022, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut pranoi ankesën e Sevdarit duke e konsideruar shkarkimin e saj nga detyra të pajustifikueshëm dhe “disproporcional” me qëllimin e ligjit për kontrollin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Megjithatë, u desh më shumë se një vit pas vendimit të Strasburgut dhe shumë seanca gjyqësore që KPA të merrte vendimin për të rikthyer në detyrë Sevdarin, e cila sot u zgjodh anëtare e KLP-së.

