• Kontakt
Friday, October 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkrirja e Bashkive/ Si e “shtypi” Rama kritikën brenda PS për hartën e re territoriale

14:25 : 09/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Harta e re territoriale që parashikon shkrirjen 15 bashkive të vogla u miratua të enjten në mesnatë me 85 vota pro,  vota që erdhën nga 82 deputetët e PS-së dhe mandatet e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Nisma e njëanshme e PS-së u kundërshtua fort nga opozita, nga këshillat bashkiakë të bashkive që do të shkrihen dhe nga komunitetet lokale në këto zona që protestuan të enjten para parlamentit.

Në seancë plenare u shfaqën edhe zëra kundër brenda radhëve të PS-së, por qëndrimet e tyre nuk u reflektuan në votimin final, pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për përjashtimin nga grupi parlamentar.

“Ai (Rama) tha; nëse ti voton kundër je jashtë këtij grupi parlamentar,” tha deputeti veteran i kësaj partie, Erion Braçe gjatë një komunikimi në media vetëm disa orë para votimit në parlament. Në finale, Braçe votoi sipas vullnetit të kryeministrit dhe në kundërshti me qëndrimin e tij publik.

Duke shprehur rezerva të forta ndaj nismës së PS-së, Braçe tha të enjten në Kuvend se nuk bëhej fjalë për ‘reformë’, por për ‘vijëzim i një harte të re’ pa marrë parasysh se kjo ndryshonte jetën e njerëzve në bashkitë që shkriheshin.  “Harta e provuar shumë herë është e përkohshme dhe e paqëndrueshme dhe si reformë tërësisht e pamjaftueshme,” kritikoi ai.

Lexo edhe:

Berisha: PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore

Berisha: Pengjet e Ramës votuan aktin final të shpopullimit

Edhe deputetja Elisa Spiropali, e cila prej muajsh ka tentuar të krijojë një profil kritik brenda radhëve të PS-së, në fund votoi pro, edhe pse kishte paralajmëruar të kundërtën gjatë fjalës saj.

“Ne s’jemi as kartona, as njerëz pa përgjegjësi. Mënyra se si ju na drejtoheni është revoltuese,” tha Spiropali në seancë.

Edhe deputetë të tjerë socialistë, që kishin shprehur kritika dhe kishin kërkuar që të merrej parasysh vullneti i banorëve në zonat ku ata ishin zgjedhur deputetë, u tërhoqën në momentin e fundit duke iu nënshtruar vendimit politik të partisë, pavarësisht garancive kushtetuese që deputeti shpreh vullnetin individual.

Pro hartës së re votoi edhe Belinda Balluku, ish-zv.kryeministrja nën hetim për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera, e cila u shfaq në parlament mbrëmjen e së enjtes pas javësh të tëra mungese.

Kryeministri Rama e komentoi me nota ironike shuarjen e zërave kritikë në partinë e tij.

“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese”- shkruajti ai në platformën X duke shtuar se “nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë ‘hesape pa hanxhinë’ me Partinë Socialiste”.

Rama e drejton PS-së që prej vitit 2005, kur ish kryetari i saj historik Fatos Nano dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të atij viti. Në një parti ku kishte pasur debate dhe franskione politike prej vitesh, Rama ndërtoi një figurë autoritare, ku institucionet partiake dhe debati i brendshëm pothuajse nuk ekzistojnë. /BIRN

Etiketa: Edi RamaPDpsreforme territorialeshkrirja e bashkivevotim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore

13:00 : 09/10/2026
AKTUALITET

Berisha: Pengjet e Ramës votuan aktin final të shpopullimit

12:08 : 09/10/2026
AKTUALITET

Rama mesazh të koduar brenda PS-së? Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë me ty!

12:00 : 09/10/2026
AKTUALITET

Ina Zhupa: Socialistët folën kundër Reformës Territoriale, por votuan si dele pro saj

11:44 : 09/10/2026
AKTUALITET

LISTA/ Kush janë deputetët që votuan “pro” shkrirjes së 15 bashkive, si u siguruan 85 vota

10:58 : 09/10/2026
AKTUALITET

Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)

10:15 : 09/10/2026

TË GJITHA

Shkrirja e Bashkive/ Si e “shtypi” Rama kritikën brenda PS për hartën e re territoriale

14:25 : 09/10/2026

322 ditë në det, USS Abraham Lincoln kthehet në San Diego, marinarët bashkohen me familjarët (Video)

14:19 : 09/10/2026

Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere

13:57 : 09/10/2026

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

13:46 : 09/10/2026

Vezë dhe shishe me ujë drejt Ramës në Parlament, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut

13:27 : 09/10/2026

Saga e hekurudhës Tiranë – Durrës vijon deri në 2028

13:26 : 09/10/2026

Vjedhje spektakolare në Itali, grabiten 30 mijë shishe verë me vlerë 5 milionë euro

13:15 : 09/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com