Emailet për bomba në institucione, AKSK: Synojnë përhapjen e dezinformimit, situata është nën kontroll

9 Tetor 2026 | 14:23

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me një njoftim zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se emailet me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e bombave në disa institucione nuk përbëjnë rrezik.

Sipas njoftimit të AKSK-së, situata është nën kontroll dhe, bazuar në vlerësimin e kryer, nuk ka arsye për shqetësim.

Sakaq, njoftimi bën të ditur se emailet kanë qenë pjesë e një fushate të koordinuar dhe synojnë përhapjen e dezinformimit.

Njoftimi i plotë i AKSK:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se gjatë mëngjesit të sotëm, më 9 tetor 2026, disa institucione të administratës publike qendrore dhe vendore kanë marrë emaile me përmbajtje kërcënuese. Pas analizës së kryer nga strukturat teknike të AKSK-së, në koordinim me Policinë e Shtetit, nuk rezulton të ketë rrezik për sigurinë e personave apo të infrastrukturës së institucioneve.

Mesazhet janë pjesë e një fushate të koordinuar, e cila ndjek një model të evidentuar edhe në të kaluarën dhe synon përhapjen e dizinformimit dhe shkaktimin e kaosit. Shpërndarja kryhet masivisht drejt adresave elektronike të publikuara në faqet zyrtare të institucioneve dhe në burime të tjera online. Përdorimi i këtyre adresave nuk nënkupton akses në sistemet apo llogaritë institucionale.

AKSK u rekomandon marrësve:

Të mos u përgjigjen emaileve dhe të mos i përcjellin te persona të tjerë brenda apo jashtë institucionit.

Të mos hapin lidhje ose bashkëngjitje, nëse ka të tilla.

Të mos kryejnë asnjë veprim të kërkuar në mesazhe.

Situata është nën kontroll dhe, bazuar në vlerësimin e kryer, nuk ka arsye për shqetësim.

#AKSK #SiguriaKibernetike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tubimi para Kuvendit dhe protesta e 7 tetorit, arrestohen 3 persona, procedohen 6 të tjerë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë, të cilët kanë kryer vepra penale në kundërshtim me...
13:46 | 09/10/2026

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës për masën e sigurisë, çështja kalon për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Gjykata Kushtetuese e mbledhur të premten ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreu të PD Sali  Berisha për masën e sigurisë, detyrim paraqitje. Kushtetuesja nuk e...
13:39 | 09/10/2026

Dyshohet se do kryenin atentat, 3 të arrestuar në Lezhë, sekuestrohen 3 pistoleta dhe motori i vjedhur në Suedi (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se kishin planifikuar të kryenin një vrasje. Dy prej tyre lëviznin të armatosur dhe me skafandra me...
12:35 | 09/10/2026