Hita në Maqedoninë e Veriut: Të zgjerohet Task Forca kundër emigracionit të parregullt

9 Tetor 2026 | 14:50

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka marrë pjesë në tryezën për vijimin dhe zgjerimin e Task Forcës së Përbashkët kundër Emigracionit të Parregullt, në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalës së tij, Hita theksoi se emigracioni i parregullt lidhet ngushtë me veprimtarinë e grupeve kriminale, trafikimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve, pastrimin e parave dhe format e tjera të krimit të organizuar transnacional.

“Task Forca është më shumë se një mekanizëm bashkëpunimi; është një shembull konkret i asaj që mund të arrijmë kur informacioni, ekspertiza dhe veprimi operacional i vendeve tona bashkohen në kohë”, u shpreh Hita.

Ai vlerësoi rezultatet e Task Forcës së Përbashkët Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar, të ngritur në vitin 2023 dhe të zgjeruar me përfshirjen e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke theksuar se bashkëpunimi ka forcuar kapacitetet profesionale dhe teknike të Policisë përmes operacioneve të përbashkëta, trajnimeve, shkëmbimit të informacionit në kohë reale dhe hetimeve që kanë goditur grupet kriminale.

Hita nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të mëtejshëm të këtij mekanizmi, duke propozuar përfshirjen me të drejta të plota të Greqisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në përfundim, ai rikonfirmoi angazhimin e Policisë së Shtetit për ta çuar bashkëpunimin në një nivel më të lartë dhe për ta konsoliduar Task Forcën si një mekanizëm të fuqishëm rajonal kundër krimit të organizuar transnacional.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA kërkon raport për lidhjet ushtarake të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, projektligji përfshin edhe Shqipërinë

Kongresi amerikan synon të detyrojë administratën e SHBA-së të raportojë mbi armatimet, stërvitjet ushtarake dhe bashkëpunimin e inteligjencës në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2012....
14:20 | 09/10/2026

Arrestohet në Mal të Zi kreu i rrjetit Rybar, i lidhur me operacionet hibride ruse

Policia e Malit të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) e këtij shteti zhvilluan një aksion në Risan, të premten në mëngjes, gjatë të...
11:01 | 09/10/2026

Reagon kreu i LDK-së, Abdixhiku pas ndryshimit të Ligjit për Specialen: Po, ju kanë mashtruar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke rikthyer në vëmendje qëndrimin...
19:28 | 08/10/2026