9 Tetor 2026, 14:49
Nga Elton Qyno

TIRANË- Vrasja e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, në datën 6 Tetor 2025 në sallën e gjyqin ka qënë e programuar 4 ditë më parë nga autori i krimit, shkodrani Elvis Shkambi.
Skenari i paramendimit të vrasjes është zbuluar pas ekzaminimit të telefonave që ju sekuestruan Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij Gjon Shkambi, ku 3 ekspertë të laboratorit kibernetik pranë SPAK, kanë zbuluar disa mesazhe kompromentuese që Elvisi, ja ka dërguar në telefon Gjon Shkambit.
Siç rezulton dhe në dosjen penale në datën 2 Tetor 2025, Elvis Shkambi, i dërgon mesazh xhaxhait të tij, Gjon Shkambi, duke i shkruar në orët e mbrëmjes se: “…e me i qelbanikos krejt…”.
Ndërkohë në datën 3 Tetor 2025 në orën e mbrëmjes 22:56 Elvis Shkambi i shkruan një mesazh xhaxhait të tij, duke i thënë se:”…situata asht e randë boll, pa e randu edhe pak ma shumë…”.
Dy minuta pas këtij mesazhi, po në mbrëmjen e datës 3 Tetor 2025, Elvis Shkambi i dërgon një tjetër mesazh xhaxhait të tij, Gjon Shkambit, duke i thënë si më poshtë vijon: “…të ruajmë nervat për të Hanën…”.
Dhe pikërisht data 6 Tetor, ditën kur ndodhi krimi i rëndë në ambjentet e gjykatës së Apelit ishte ditë e Hënë. Pikërisht këtë ditë, gjyqtari Astrit Kalaja, u vra me 3 plumba pistolete “Ëelt Ëaffen Ë. Germany, Cal.765 mm, Broëning”.
Të 3 plumbat kanë qënë tejshkues, duke çuar në vdekjen e menjëhershme të gjyqtarit Astrit Kalaja. Këto mesazhe të zbuluara në telefon, kanë çuar prokurorët e çështjes Arenc Çela dhe Ridvan Suka, në konkluzjonin se vrasja e gjyqtarit ishte paramenduar 4 ditë më parë nga Elvis Shkambi.
Ndaj nisur nga kjo situatë për Elvis Shkambit është ngritur akuza zyrtare e “Vrasjes së funksionarëve publikë” në dëm të gjyqtarit viktimë Astrit Kalaja, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” kundër palëve ndërgjyqëse kryer në bashkëpunim në dëm të Ragip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj si dhe “Mbajtja pa lejë të armëve dhe municioneve shpërthyese”.
Me këto 3 akuza të rënda, nëse do shpallet fajtor Elvis Shkambi rrezikon një dënim nga 35 deri në burgim të përjetshëm. Ndërkohë gjatë hetimeve 1 vjeçare të kryera, prokurorët nuk konstatuan pjesëmarjen në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, të xhaxhait të Elvis Shkambit, Xhon Shkambit.
Në fillim të hetimeve Gjon Shkambi u arrestua dhe u hetua për vrasjen e gjyqtarit, por shumë shpejt kjo akuzë nuk u provua. Por ndaj tij hetimi provoi se ishte përfshirë në veprime kriminale të “Vrasjes në rrethana cilësuese kundër palëve ndërgjyqëse kryer në bashkëpunim në dëm të viktimave Ragip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj.
I pandehur në këtë çështje është marë dhe një punonjës i gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre” pasi nuk ka kontrolluar fizikisht pas sinjalit të kuq të nxjerë nga skaneri i gjykatës.
Tashmë çështjë ka hyrë në fazën e gjykimit paraprak në gjykatën e Tiranës dhe pritet që në muajt në vijim të fillojë dhe procesi i gjykimit./Syri.net
vrasja e astrit kalasë
Aktualitet
9 Tetor 2026, 14:39
E. D
Foto ilustruese
SHBA- Valentin Ftoni, i arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas dekadash në kërkim, është d&eum...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 14:10
E. D
pamjet
EKUADOR- Një operacion policor në Ekuador, i zhvilluar në bashkëpunim me Europol dhe Gardën Civile të Spanjës, &...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:53
E. D
pamjet
FIER- 14 urdhër-arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Fierit, për disa subjekte tregtare exchange, të cilat e ushtronin bi...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:37
E. D
LEZHË- Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me operacioni në Lezhë, ku u arrestuan tre persona, të cilët dyshohet se do t&e...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:29
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar këtë të premte nga Policia e Lezhës,...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga e-maili kërcënues që iu dërguar këtë të ...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat. Sipas in...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:04
E. D
Gjykata e Fierit
FIER- Gjykata e Fierit ka njoftuar pezullimin e të gjitha seancave gjyqësore, pas mbërritjes së e-mailit kër...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:01
E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me personat e arrestuar ditën e djeshme në protestën pa...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 11:58
E. D
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka vendosur të shtyjë me 6 muaj ekzekutimin e dënimit me burg për Antoneta Malon, e dënuar n&e...