9 Tetor 2026, 14:46
Nga G.M
verë italiane
ITALI- Një grabitje e përmasave të mëdha ka tronditur industrinë e verës në Itali, ku mbi 30 mijë shishe verë luksoze, me vlerë që kalon 5 milionë euro, janë vjedhur nga qendra logjistike e një prej kompanive më të njohura italiane të këtij sektori. Ngjarja ka ndodhur mes netëve të 2 dhe 4 tetorit në ambientet e kompanisë Marchesi Antinori, në Cortona të Toskanës. Vera e vjedhur ishte përgatitur për shpërndarje te klientët në tregje të ndryshme ndërkombëtare.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mes produkteve të zhdukura janë etiketa prestigjioze si Solaia, Tignanello dhe Guado al Tasso, të njohura për cilësinë e tyre dhe kërkesën e lartë nga koleksionistët e verërave luksoze. Drejtuesit e kompanisë kanë thënë se, autorët dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të mirëorganizuar. Ata ndërhynë në sistemet e sigurisë, çaktivizuan alarmet dhe kamerat e vëzhgimit, më pas hynë në ambientet e magazinimit me dy kamionë të mëdhenj.
Për të transportuar sasinë e konsiderueshme të mallit, grabitësit përdorën edhe pajisjet ngritëse të kompanisë, duke arritur të largoheshin me ngarkesën përpara se të zbuloheshin. Rasti po hetohet nga autoritetet italiane, të cilat po përpiqen të identifikojnë personat e përfshirë dhe të gjurmojnë shishet e vjedhura.
Produktet ishin të pajisura me sisteme kundër falsifikimit, një element që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre nëse shfaqen në treg. Përmasat e grabitjes, sasia e madhe e verës dhe vlera e lartë e markave të përfshira e bëjnë këtë një nga rastet më të bujshme të vjedhjes së verërave luksoze në Itali./Dosja.al
verë\ itali
Bota
9 Tetor 2026, 14:34
G.M
Donald Trump
SHBA- Rreth 78% e amerikanëve besojnë se politikat e administratës së Donald Trump kanë ndikuar në rritjen e ko...
Bota
9 Tetor 2026, 14:23
G.M
pamje
BRUKSEL- Protestat kundër politikave qeveritare kanë përfshirë Belgjikën dhe Francën, ku dhjetëra mijëra qyte...
Bota
9 Tetor 2026, 14:26
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Në orët e hershme të 30 shtatorit, Rusia goditi me sulme të fuqishme Kievin dhe rajonin përreth tij....
Bota
9 Tetor 2026, 14:26
E. D
foto ilustruese
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, ka konfirmuar më 9 tetor se në vendin e tij janë arr...
Bota
9 Tetor 2026, 12:29
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar keq pasi partitë politike shqiptare në Serbi jan&...
Bota
9 Tetor 2026, 11:09
I.A
Navanethem "Navi" Pillay
STOKOLM- Ish-shefja e të drejtave të njeriut e OKB-së dhe gjyqtarja e Gjykatës Ndërkombëtare të...
Bota
9 Tetor 2026, 08:32
E. D
FRANCË- Mijëra studentë demonstruan pranë Sheshit Bastille në Paris të enjten (08.10.2026) pasdite, ndërsa protestat studen...
Bota
8 Tetor 2026, 23:08
E.d
Paulo Rangel dhe Marco Rubio
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar të enjten se lufta e Rusisë kundër Ukrainë...
Bota
8 Tetor 2026, 22:35
G.M
pamje
FRANCA- Një komisariat policie në lagjen Capucins të Bordeaux u përfshi nga flakët pas një sulmi të dyshuar me zja...
Bota
8 Tetor 2026, 22:20
G.M
Pete Hegseth
SHBA- Ekzekutimi i Nidal Malik Hasan, ish-majorit të ushtrisë amerikane të dënuar për sulmin e vitit 2009 në For...