AKTUALITET /

Vdekja e 25 vjeçares britanike në Durrës brenda apartamentit me qira, ja çfarë dyshohet

Sipas informacioneve paraprake, shkak për vdekjen e 25 vjeçares mund të jetë bërë një infarkt.

Shkruar nga Versus

Vdekja e 25 vjeçares britanike në Durrës brenda apartamentit me

Durrës- Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme ku një 25 vjeçare britanike u gjet e pajetë në apartamentin me qira, janë zbuluar detaje të tjera.

Pranë trupit të të resë britanike Ferne Josephine King ndodhej edhe vajza e saj 2 vjeçare. Sipas raportit paraprak mjekoligjor, në trupin e 25 vjeçares nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa vdekja ka ardhur për shkaqe të brendshme.

Dyshimet janë se e reja mund të ketë pësuar infarkt pasi është konstatuar rrjedhje e vogël gjaku nga hundët. Versus.al

Tags:

durres

Poll