Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vritet brenda klinikës kirurgu i njohur plastik në Spanjë, arrestohet 18-vjeçari suedez

    Dhoma e Tregtisë Tiranë liston kërkesat për Paketën Fiskale 2027: Ulje të TVSH-së, lehtësi për prodhuesit dhe mbështetje për bizneset

    ‘Tetori Rozë’, Rama apel grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale në vend

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dhoma e Tregtisë Tiranë liston kërkesat për Paketën Fiskale 2027: Ulje të TVSH-së, lehtësi për prodhuesit dhe mbështetje për bizneset
    Ekonomi

    Dhoma e Tregtisë Tiranë liston kërkesat për Paketën Fiskale 2027: Ulje të TVSH-së, lehtësi për prodhuesit dhe mbështetje për bizneset

    October 9, 2026
    Dhoma e Tregtisë Tiranë liston kërkesat për Paketën Fiskale 2027: Ulje të TVSH-së, lehtësi për prodhuesit dhe mbështetje për bizneset

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i ka paraqitur qeverisë propozimet për Paketën Fiskale 2027, duke kërkuar ulje të barrës fiskale për bizneset prodhuese dhe eksportuese, rishikim të TVSH-së për sektorë të ndryshëm, heqje të tarifave doganore për lëndët e para, lehtësira për investimet dhe mbështetje financiare për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian.

    Në dokumentin dërguar ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministrit të Financave, Petrit Malaj, Dhoma thekson se paketa synon të rrisë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, të nxisë prodhimin, punësimin dhe inovacionin, si edhe të përshpejtojë përafrimin e biznesit me standardet europiane.

    “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në përmbushje të rolit të saj si përfaqësuese e komunitetit të biznesit dhe partnere institucionale e administratës publike, ka zhvilluar gjatë muajve të fundit një proces konsultimi, me qëllim identifikimin e sfidave dhe nevojave konkrete të sipërmarrjes në raport me kuadrin ligjor fiskal, si dhe për përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve.

    Në këtë kuadër, pas konsultimeve, komuniteti i biznesit vlerëson si të domosdoshme nevojën e një pakete fiskale për vitin 2027.

    Qëllimi i kësaj pakete fiskale 2027 është për të nxitur një politikë fiskale konkurruese, që mbështet ekonominë prodhuese, krijon vende pune dhe nxit sipërmarrjen për t’u bërë konkurruese dhe pjesë e tregut të Bashkimit Europian.

    Paketa Fiskale 2027 që ne propozojmë mbështetet në realitetin aktual ekonomik dhe politik të vendit, ku Shqipëria është duke avancuar ndjeshëm në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe përmban propozime të balancuara që synojnë:

    • Lehtësimin e barrës fiskale për bizneset prodhuese dhe eksportuese;
    • Nxitjen e punësimit dhe inovacionit;
    • Rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare në tregun europian dhe më gjerë;
    • Përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.

    Kjo paketë fiskale gjithashtu i shërben mbajtjes së një dialogu të hapur midis sektorit privat dhe qeverisë, për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për investime dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

    Sa më poshtë propozojmë:

    1. Rishikimi i ngarkesës fiskale

    Duhet të vlerësohet si masa kryesore që duhet të ndërmarrë qeveria për përballimin e rritjes së kostove të prodhimit, si pasojë e rritjes së çmimeve të lëndëve të para, karburanteve etj., në tregun global.

    2. Tatimet mbi konsumin

    Rishikim dhe ulje të TVSH-së për industritë prodhuese;

    Norma e TVSH-së për sektorin e agropërpunimit të bëhet 5%–7%, siç e kanë aktualisht vendet e rajonit dhe një pjesë e vendeve të BE-së;

    Përfshirja e të gjithë operatorëve që operojnë në sektorin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit në skemën e TVSH-së, pavarësisht xhiros së deklaruar vjetore;

    Bërja zero e TVSH-së për fertilizantët organikë të prodhuar nga riciklimi i mbetjeve shtazore ose vegjetale në vend, masë e cila do të ndikojë në zgjerimin e bujqësisë organike dhe njëherësh edhe në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve nga kafshët dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe zëvendëson importet e këtyre lloj plehrave;

    Të përjashtohet nga TVSH-ja importi i makinerive që përdoren për investim, për sektorin e energjisë dhe industrinë prodhuese;

    Akordimi i të drejtës së zbritjes së TVSH-së për karburantet. Të bëhet sipas faturimit të kompanive sipas të sektorëve që janë të përjashtuar.

    3. Tarifat doganore

    Përjashtimi i tarifës doganore për të gjitha lëndët e para që shërbejnë për industritë prodhuese;

    Rimbursimi i tarifës doganore për eksportuesit për të gjitha lëndët e para dhe ndihmëse që blihen në tregun vendas;

    Të pezullohet detyrimi i parapagimit të TVSH-së në doganë për importin e lëndëve të para për industritë prodhuese.

    4. Rimbursimi i akcizës për gazin dhe lëndët djegëse

    5. Pagesa e taksës së infrastrukturës të bëhet me 3 këste

    6. Të rishikohet taksa e pasurive për ndërmarrjet prodhuese

    7. Rritja e normës së amortizimit fiskal nga 20% në 40% për makineritë dhe pajisjet e investuara në industrinë prodhuese

    Amortizimi i përshpejtuar do t’u mundësonte kompanive rikuperimin më të shpejtë të investimeve dhe do të stimulonte modernizimin teknologjik, automatizimin dhe rritjen e produktivitetit.

    8. Mbështetje fiskale dhe financiare për përmbushjen e standardeve të BE-së

    Në kuadër të proceseve integruese dhe përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Europian, veçanërisht në fushat e mbrojtjes së mjedisit, sigurisë ushqimore, higjienës dhe standardeve teknike, operatorët ekonomikë përballen me kërkesa të reja që nënkuptojnë investime të mëdha në infrastrukturë, teknologji dhe trajnime. Propozojmë që qeveria të hartojë një plan të posaçëm mbështetës, duke parashikuar:

    • Eliminimin e barrës fiskale për investimet që lidhen drejtpërdrejt me përmbushjen e standardeve të BE-së (p.sh. pajisje për përpunim, filtrime mjedisore, sisteme sigurie dhe higjiene etj.);
    • Aplikimin e skemave të subvencionimit apo kredive të buta për investime në modernizim dhe përmirësim teknologjik;
    • Një program kombëtar koordinues që të identifikojë nevojat kryesore të sektorëve ekonomikë dhe të planifikojë ndërhyrje fiskale e financiare për periudhën afatmesme;
    • Buxhete për ndërgjegjësimin dhe përgatitjen e sektorit agropërpunues për plotësimin e standardeve të BE-së, duke përfshirë Rregulloren (BE) 852/2004 për higjienën, 853/2004 për produktet me origjinë shtazore dhe 2017/625 për kontrollin zyrtar, si pjesë e detyrueshme e integrimit europian;
    • Buxhetim si fond direkt granti, për industritë agropërpunuese që lidhen me investime në teknologji dhe standarde në përputhshmëri me kërkesat e BE-së.

    Këto masa jo vetëm që do të lehtësonin barrën mbi bizneset, por do të ndihmonin edhe përshpejtimin e procesit të përafrimit me standardet europiane, duke shmangur rrezikun e mbylljes së shumë subjekteve pas anëtarësimit.

    9. Mekanizma fiskalë stimulues për kërkimin shkencor dhe inovacionin

    Një tjetër prioritet i qartë i procesit të integrimit është forcimi i kapaciteteve kërkimore dhe inovative të bizneseve, si instrument për të rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë në tregun e brendshëm dhe atë europian. Në këtë drejtim, kërkimi shkencor dhe inovacioni duhet të trajtohen si investime strategjike dhe të mbështeten nga politika fiskale. Propozojmë që të parashikohen mekanizma të posaçëm stimulues, si:

    • Përjashtimi nga tatimi mbi fitimin për shpenzimet e realizuara në kërkim shkencor dhe zhvillim teknologjik që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë prodhuese të ndërmarrjeve;
    • Zbritje fiskale të shtuara (super-deduction) për shpenzimet në inovacion, certifikime, partneritete me universitete apo qendra kërkimore;
    • Lehtësira tatimore për importin e pajisjeve kërkimore, software-ve apo patentave që përdoren në funksion të zhvillimit teknologjik të biznesit.
    • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë pret nga qeveria një bashkëpunim të ngushtë dhe dialog të vazhdueshëm me ekspertët e sipërmarrjes, për ta kthyer këtë paketë në realitet.

    Ne besojmë se ndërtimi i një ekonomie të qëndrueshme kërkon një qasje që mbështet realisht bizneset. Kjo paketë duhet të shihet si një angazhim i përbashkët mes qeverisë dhe komunitetit të biznesit, për të krijuar një klimë të favorshme sipërmarrjeje dhe për ta udhëhequr ekonominë shqiptare drejt standardeve europiane, duke sjellë ndryshimin që bizneset dhe qytetarët e meritojnë.”

    biznesi në Shqipëri Dhoma e Tregtisë Tiranë ekonomia shqiptare kërkesat e biznesit lehtësi fiskale lehtësira për biznesin mbështetje për bizneset Paketa Fiskale 2027 politika fiskale prodhuesit shqiptarë taksat TVSH ulje e TVSH-së zhvillimi ekonomik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vritet brenda klinikës kirurgu i njohur plastik në Spanjë, arrestohet 18-vjeçari suedez

    October 9, 2026

    Dhoma e Tregtisë Tiranë liston kërkesat për Paketën Fiskale 2027: Ulje të TVSH-së, lehtësi për prodhuesit dhe mbështetje për bizneset

    October 9, 2026

    ‘Tetori Rozë’, Rama apel grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale në vend

    October 9, 2026

    Mbyllen 14 pika këmbimi valutor pa licencë në Fier, 11 persona në arrest shtëpie. 3 gra detyrim paraqitjeje (EMRAT)

    October 9, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.