‘PS është një sekt’/ Kedhi: Shqiptarët nëse e duan atdheun e tyre, të ngrihen sot dhe ta shpëtojnë. Nesër është vonë

15:45, 09/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, i ftuar në emisionin e mesditës në SYRI TV me moderatoren Sibora Bitri, ka komentuar zhvillimet politike në vend duke vlerësuar se shkrija e bashkive nga PS është realizra nga një sekt, siç është e majta.

‘Ju e patë se sa qesharake ishte kur, deputetë të kësaj mazhorance formale thoshin se në jemi kundër por po votojmë pro’, tha Kedhi.

Sibora Bitri: Tashmë është fakt i kryer, 15 bashki i janë bashkuar bashkive më të mëdha, Ishte i pritshëm ky miratim i reformës apo kishit shpresë deri në fund se mund të ndryshonte diçka.

Nikola Kedhi: I pritshëm ishte. Ata votat i kanë, funksionojnë si sekt, siç funksionin e majta përgjithësisht. Ju e patë se sa qesharake ishte kur, deputetë të kësaj mazhorance formale thoshin se në jemi kundër por po votojmë pro. A ka njëri më Republikën e Shqipërisë që ta sqarojë këtë absurd. Qytetarët, anëtarët e një komuniteti i thonë të zgjedhurve të tyre që ne jemi kundër. Nga ky presion, këta deputetë të mazhorancës informale, thonë, ne jemi kundër se na thonë zgjedhësit por po votojmë pro se autokrati i Tiranës na kërcënon me forma të ndryshme  na shantazhon. Imagjinoni se në çfarë pike jemi.

Sibora Bitri: Zoti Braçe deklaroi ditën e djeshme se do ta sqaronte sot votën e tij dhe se pse është kundër dhe pse votoi pro. Se është paradoksale, por mbetet për tu parë se cili do të jetë shpjegimi.

Nikola Kedhi: Mendoj se duke e përmendur me emër, u japim një vlerë. Ata janë thjesht kartona të depersonalizuar. E  provuan në rastin më të fundit që kishin. Dhe nuk kishte asnjë dyshim që ishte kështu.

Sibora Bitri: Edhe nëse i marrim si emra, për të kuptuar se tjetër qasje tregoi ne publik dhe tjetër gjë bëri me kartonin ne fund të ditës.

Nikola Kedhi: Janë të depersonalizuar. Edhe show që bëjnë, gjoja janë opozitë brenda mazhorancës a po ku di unë, këto historira janë për show. Pra, funksionojnë si sekt. Janë nën urdhrat, shnatzhin dhe presionin e asaj që thotë kryetari sektit. Është kaq e thjeshte dhe nuk ka asgjë më tej, dhe asgjë të vështirë për tu kuptuar edhe për qytetarët shqiptarë.

Shqipëria sot është e marrë peng, është e pushtuar , është e sunduar nga një sekt. Dhe qytetarët shqiptarë janë sot përballë këtij udhëkryqi, përpara kësaj dileme. Do ta lënë Shqipërinë të rrënohet, apo të ngrihemi të gjithë bashkë e të shpëtojmë Shqipërinë. Nuk ka një rrugë të tretë, dhe kjo, dua ta them shumë qartë, sepse kjo duhet të jetë e qartë për çdo qytetar shqiptar në qofte se e duan Shqipërinë, në qoftë se e ndjejnë që duan që këtë vend që e quajnë atdheun e tyre, të ngrihen dhe ta shpëtojnë të ngrihen sot. Nesër do jetë shumë vonë. Për dy tre vite ne nuk do të mund ta njohim më Shqipërinë, këtë Shqipërinë që jemi mësuar me të mirat dhe të këqijat e saj që mund ti ketë pasur deri në 2013.

Shqipëria është futur në një rrugë të rrezikshme në vitin 2013 dhe sot e shikojmë se në çfarë pike është. Shqipëria është e shpopulluar, me këtë antireformë që është bërë ky shpopullim do shkojë deri në fund. Shqipëria do të ripopullohet nga komunitete të tjera që vijnë dhe do jenë në shërbim të oligarkisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Dhe për qytetarët shqiptarë nuk do të ketë më vend.  Qytetarët shqiptare që kanë mbetur këtu do të dëbohen, sepse dëbim është ky që ka ndodhur këto vite dhe do të kërkojnë një mundësi në vendet e tjera.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco