BE-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për importet e automjeteve hibride
Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit Evropian, Maroš Šefčovič, njoftoi arritjen e një mirëkuptimi me Kinën për të kufizuar eksportet e automjeteve hibride kineze drejt tregut evropian dhe për të lehtësuar aksesin e produkteve të BE-së në tregun kinez.
Marrëveshja vjen në një kohë kur Brukseli po kërkon të ulë çekuilibrin tregtar me Pekinin dhe të mbrojë industrinë evropiane nga rritja e importeve kineze me çmime të ulëta. Detajet pritet të shqyrtohen nga udhëheqësit evropianë në samitin e ardhshëm në Bruksel, ndërsa BE-ja ka paralajmëruar edhe masa kundërpërgjigjeje nëse rezultatet nuk përmbushin pritshmëritë.
Šefčovič zhvilloi dy ditë bisedimesh intensive në Pekin me homologun e tij kinez, Wang Wentao, me synimin për të ribalancuar marrëdhëniet tregtare mes dy palëve. Sipas komisionerit, mirëkuptimi i arritur parashikon moderimin e eksporteve kineze të automjeteve hibride dhe hibride plug-in drejt BE-së, me mundësinë e uljes së tyre me më shumë se gjysmën.
Përveç sektorit të automobilave, marrëveshja synon të përmirësojë aksesin e produkteve evropiane në tregun kinez, përfshirë pjesët e automjeteve, vajin e ullirit dhe këpucët. Këto produkte përfaqësojnë një vlerë aktuale eksporti prej afro 4 miliardë eurosh, ndërsa marrëveshja pritet të sjellë të paktën 225 milionë euro kursime nga taksat.
Aksesi në treg ka qenë një nga çështjet kryesore në negociatat mes BE-së dhe Kinës, të nisura në qershor të vitit të kaluar. Pekini ka treguar rezistencë ndaj kufizimeve në tregun evropian, i cili përfshin rreth 450 milionë konsumatorë dhe përbën një mundësi të rëndësishme për prodhuesit kinezë.
Nga ana tjetër, Brukseli ka propozuar disa masa legjislative për të kufizuar aksesin e kompanive kineze në tregun evropian, duke i bërë presion Pekinit që të hapë më shumë tregun e tij për bizneset e BE-së.
“Goebbelsi po duartroket nga ferri”: Ministria e Jashtme e Izraelit kritikon ashpër fituesen e re të Çmimit Nobel për Paqe
Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin, Merz: Absolutisht imorale
Sulmi gjatë natës, Ukraina godet tre objekte raketore në Rusi
- 16:00 Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në “Abissnet Superiore”
- 15:54 Kërkesa për përjashtimin e tij, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën
- 15:45 Rama: Do kalojnë në testime, vlerësimi në administratë do të nisë nga drejtuesit e lartë
- 15:42 Flet avokati që ‘theu’ bojkotin në GJKKO për të liruar nënën me dy fëmijë
- 15:35 “Shkallën e Meritës”, Rama: Duhet të rrisim profesionalizmin në administratë, nuk ka pasoja për ata që nuk punojnë
- 15:29 “Goebbelsi po duartroket nga ferri”: Ministria e Jashtme e Izraelit kritikon ashpër fituesen e re të Çmimit Nobel për Paqe