Rama njofton krijimin e Ministrisë së Administratës Publike javën e ardhshme, kush pritet ta drejtojë
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të ngrihet Ministria e Administratës Publike, një institucion i ri që, sipas tij, do të ketë rol të rëndësishëm në modernizimin e administratës shtetërore dhe avancimin e Shqipërisë drejt integrimit europian.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë argumentoi se administrata publike është kthyer në një nga çështjet kryesore të agjendës qeveritare, duke e cilësuar atë si një element thelbësor për ndërtimin e mëtejshëm të shtetit europian.
“Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë, por është një temë shumë qendrore edhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit, krijimi i këtij institucioni synon të zgjerojë fushën e përgjegjësive dhe objektivat për përmirësimin e funksionimit të administratës, duke ndjekur praktikat e vendeve të tjera europiane.
“Është nevoja që, përmes Ministrisë së Administratës Publike, një model që e kanë shumë vende të tjera europiane, ne të zgjerojmë gamën e detyrave, gamën e punëve dhe, patjetër, edhe gamën e ambicieve për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve”, deklaroi kryeministri.
Sa i përket drejtimit të ministrisë së re, Rama la të kuptohet se këtë përgjegjësi pritet ta marrë Adea Pirdeni, aktualisht ministre e Shtetit për Administratën Publike. Ai vlerësoi se drejtimi i institucionit duhet t’i besohet pikërisht strukturës që mbulon aktualisht këtë fushë.
“Në këndvështrimin tim nuk diskutohet që Ministrinë e Administratës Publike mund ta drejtojë vetëm ministria e shtetit për Administratën Publike”, tha Rama.
Në përfundim, kryeministri falënderoi përfaqësuesit e administratës publike për angazhimin e tyre, ndërsa ngritja e ministrisë së re pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme.
Kërkesa për përjashtimin e tij, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën
Rama: Do kalojnë në testime, vlerësimi në administratë do të nisë nga drejtuesit e lartë
“Shkallën e Meritës”, Rama: Duhet të rrisim profesionalizmin në administratë, nuk ka pasoja për ata që nuk punojnë
- 16:00 BE-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për importet e automjeteve hibride
- 16:00 Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në kampionatin “Abissnet Superiore”
- 15:54 Kërkesa për përjashtimin e tij, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën
- 15:45 Rama: Do kalojnë në testime, vlerësimi në administratë do të nisë nga drejtuesit e lartë
- 15:42 Flet avokati që ‘theu’ bojkotin në GJKKO për të liruar nënën me dy fëmijë
- 15:35 “Shkallën e Meritës”, Rama: Duhet të rrisim profesionalizmin në administratë, nuk ka pasoja për ata që nuk punojnë