web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hitler Musolini fiton zgjedhjet lokale në Peru

9 Tetor 2026, 16:07, Kosova & Bota CNA

Hitler Musolini fiton zgjedhjet lokale në Peru

Votuesit në qytezën peruane Queropalca kanë zgjedhur kryebashkiakun e tyre të ri. Ai quhet Hitler Mussolini Simeon Flores.

Kandidati me emrin e pazakontë, që përfaqësonte partinë e qendrës së majtë "Ahora Nación", fitoi 34% të votave. Sipas mediave vendase, diferenca mes tre kandidatëve kryesorë ishte vetëm 42 vota.

Hitler Musolini fiton zgjedhjet lokale në Peru
Hitler Mussolini Simeon Flores

Ai mori 229 vota, duke lënë pas rivalin e tij më të afërt, Gaspar Benilde Osorio Zambrano nga partia "Renovimi Popullor i Perusë", i cili mori 204 vota, ose 30,8%.

Sipas të dhënave zyrtare të vitit 2024, distrikti Queropalca ka një popullsi të vlerësuar prej pak më shumë se 730 banorësh./CNA 





Lajmet e fundit nga