Një krahasim mes dy vendimeve të fundit të GJKKO-së ngre pikëpyetje të forta mbi proporcionalitetin e dënimeve që jepen nga drejtësia e re, e triumfuar si shpëtim për shqiptarët.
Nga njëra anë është Aldo Avdyli, i shpallur fajtor në dosjen “Revanshi” për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe dënohet me 4.8 vite burg.
Dhe nga ana tjetër janë dy nëna të dosjes së Call Center-it, Greta Gjoci (Pepa) dhe Antoneta Malo (Pepkolaj), të dënuara me nga 6 vjet e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Të dy vendime të GJKKO, të shpallura brenda 1 muaji.












