Maran e aktivizoi 360’ në 360’, Ismajli “presion” Abate-s për një vend titullari

9 Tetor 2026, 16:30Sport TEMA
Maran e aktivizoi 360’ në 360’, Ismajli “presion”

Ndeshjet e Nations League janë shfrytëzuar më së miri nga Ardian Ismajli, i cili duket se ka besimin e plotë të Rolando Maran. Komisari teknik i Shqipërisë ka aktivizuar mbrojtësin në të katër ndeshjet duke e kthyer atë në lojtarin më të përdorur pasi ka Ismajli ka qëndruar në fushë për 360’ nga 360’.

Sa i përket situatës me klubin e tij për Ismjalin ndryshon disi diskutimi pasi ka gjetur mjaft vështirësi në Torino me Abate-n si trajner. Ish-mbrojtësi i Milan-it preferon që të aktivizojë në mbrojtje treshen Comuzzo-Coco-Cömert, e cila deri më tani kurrë nuk ka mbajtur portën të pa prekur.

Por aktivizimi i Ismjalit me kohjë të plotë në kombëtare mund të jetë një argument më shumë për mbrojtësin që të kërkojë më shumë hapësirë në Torino duke nisur që nga ndeshja e radhës ajo kundër Udinezes.

Lini një Përgjigje