Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës”: Javën e ardhshme do të krijojmë edhe Ministrinë e Administratës Publike
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra! Dyshime se u përf...
Muzeu Renoir ndodhet në një zonë bregdetare mes Kanës dhe Nicës dhe është një nga atraksionet më të njohura të qytetit.
FRANCË - Pesë persona janë arrestuar në Francë në lidhje me vjedhjen e katër veprave të artit nga Muzeu Renoir më 8 shtator. Mes të dyshuarve besohet se janë edhe dy personat që dyshohet se hynë me forcë në muze në orët e para të mëngjesit.
Vjedhja ndodhi në agim, kur një grup hajdutësh, të përshkruar si të pajisur mirë dhe të informuar për objektivin, depërtuan në ambientet e muzeut përmes kopshteve. Sipas kryetarit të bashkisë, Bryan Masson, ata prenë një pjesë të gardhit rrethues dhe hynë në ndërtesë nga kati përdhes, pasi thyen një dritare.
Më pas, autorët përdorën një sharrë elektrike për të prerë kapëset që mbanin të fiksuara kornizat e veprave të artit. Sipas Masson, dy të dyshuarit u identifikuan falë kamerave të sigurisë të vendosura në qytet. Mediat franceze shkruajnë se vlera e veprave të vjedhura u vlerësua fillimisht deri në 9 milionë euro.
Dy piktura janë rikuperuar, dy të tjera vijojnë të jenë të zhdukura
Sipas një deklarate me shkrim të siguruar nga agjencia e lajmeve AP, dy prej veprave të vjedhura u gjetën të braktisura në kopshtin e muzeut, pasi autorët u larguan me nxitim për t’i shpëtuar policisë, e cila ishte njoftuar nga alarmi. Megjithatë, dy piktura të tjera vijojnë të mungojnë: “Portreti i Madame Colonna Romano” (1910) dhe “Gruaja e re te pusi” (1886).
Muzeu Renoir ndodhet në një zonë bregdetare mes Kanës dhe Nicës dhe është një nga atraksionet më të njohura të qytetit. Ai u hap për publikun në vitin 1960 dhe ishte rezidenca e fundit e piktorit francez Pierre-Auguste Renoir, i cili ndërroi jetë në vitin 1919, në moshën 78-vjeçare, pas problemeve shëndetësore të lidhura me kongjestionin pulmonar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe gjetjen e dy veprave të artit që ende nuk janë rikuperuar./Dosja.al
avion SHBA- Nëntë persona, mes tyre gjashtë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, u dërguan në spital pasi...
Marco Rubio GREQI- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë thirrje për forcimin e aleancës transatlantike dhe ringjalljen e ...
sulm RUSI- Rusia po shqyrton mundësinë e një armëpushimi të kufizuar me Ukrainën për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukt...
Pamje RIAD - Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet e së enjtes në aeroportin e Riadit...
pamje EGJIPT- Egjipti ka miratuar një plan kombëtar për mbrojtjen dhe menaxhimin e lumit Nil, duke përfshirë përdorimin e Int...
Recep Tayyip Erdogan TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër rendin aktual ndërkombëtar, duke e cilësuar at&e...
verë italiane ITALI- Një grabitje e përmasave të mëdha ka tronditur industrinë e verës në Itali, ku mbi 30 mijë...
Donald Trump SHBA- Rreth 78% e amerikanëve besojnë se politikat e administratës së Donald Trump kanë ndikuar në rritjen e ko...
pamje BRUKSEL- Protestat kundër politikave qeveritare kanë përfshirë Belgjikën dhe Francën, ku dhjetëra mijëra qyte...
foto ilustruese UKRAINË- Në orët e hershme të 30 shtatorit, Rusia goditi me sulme të fuqishme Kievin dhe rajonin përreth tij....