VIDEO/ Rey Manaj shënon golin e shtatë për Sivasportin në kampionatin turk

VIDEO/ Rey Manaj shënon golin e shtatë për Sivasportin në kampionatin turk

16:39, 09/10/2026

Rey Manaj ka tundur rrjetën në minutën e 21-të duke kaluar në avantazh Sivasporin ndaj Pendiskporit, në përballjen e pasdites së sotme.

Në ndeshjen e javës së 9-të së kategorisë ë dytë turke, Manaj mori një top në zonë nga e djathta.

Bomberi e stopoi siç duhet në qendër të zonës, duke bërë një kthesë dhe duke goditur tokazi diagonal.

Topi përfundoi në rrjetë dhe vendasit festuan golin e Manajt që i çon në avantazh.

Ky ishte goli i shtatë i sulmuesit të Kombëtares shqiptare në këtë sezon në Turqi.

 

  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco