AKTUALITET /

“Ka një bombë brenda”, alarmi për eksploziv në Gjykatën e Gjirokastrës rezulton fals. Emaili kërcënues alarmon stafin

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, të cilat evakuuan personelin dhe nisën kontrollet për verifikimin e kërcënimit

Shkruar nga Versus

“Ka një bombë brenda”, alarmi për eksploziv në

Një email kërcënues për vendosjen e një bombe ka shkaktuar alarm paraditen e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Mesazhi mbërriti në adresën elektronike të gjykatës, ku pretendohej se në godinë ishte vendosur një bombë.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, të cilat evakuuan personelin dhe nisën kontrollet për verifikimin e kërcënimit. Në operacion u angazhua edhe njësia antieksploziv.

Pas kontrolleve në ambientet e godinës, rezultoi se alarmi ishte fals dhe nuk u gjet asnjë eksploziv.

Në të njëjtën godinë ushtron aktivitetin edhe Prokuroria e Gjirokastrës.

Ndërkohë, organet e hetimit po punojnë për identifikimin e personit ose personave që kanë dërguar emailin kërcënues./Versus.al

Poll