Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI DIGJITAL ME MODERATOR BLED MARKU

Skandali/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan të Dropullit

Skandali/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan të Dropullit

17:02, 09/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një Skandal i vërtetë dhe provokim i rëndë është shënuar ndaj shqiptarëve kur portreti i Napoleon Zervës, autori i masakrësi dhe genocidit çam, është ekspozuar për nderim në Galerinë e Artit në Derviçan, në territorin e Bashkisë Dropull.

Denoncimi ka ardhur nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” “Ekspozimi për nderim i portretit të Napoleon Zervës në Galerinë e Artit në Dervician përbën një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve dhe një fyerje ndaj kujtesës së viktimave të masakrave çame”, thuhet në deklaratë.

Për çfarë meritash nderohet Zerva në territorin e Republikës së Shqipërisë?  Për masakrat ndaj popullsisë civile shqiptare? Për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga trojet e tyre? Për vuajtjet që u shkaktoi brezave të tërë?

"Si mund të përligjet që, në të njëjtin shtet ku ligji njeh dhe përkujton gjenocidin çam, të nderohet drejtuesi i forcave përgjegjëse për masakrat dhe dëbimin e kësaj popullsie?

"Nderimi i Zervës përçon një mesazh që bie ndesh me këtë njohjen zyrtare të gjenocidit grek nga parlamenti, ndërsa shqiptarët përkujtojnë viktimat, në Derviçian i jepet vend nderi figurës që simbolizon tragjedinë e tyre. Ky është një provokim që nuk mund të relativizohet si zgjedhje artistike dhe as të kalojë në heshtje nga institucionet shqiptare dhe opinioni publik në Shqipëri" theksohet në deklaratë.

Image

Edhe shoqata Çamëria ka reaguar me indinjatë duke e quajtur 'akt fyes ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe kujtesës së viktimave të tragjedisë çame'

'Krimineli Napoleon Zerva nuk mund të ketë vend nderi në tokën shqiptare!'  

Liria e artit nuk mund të përdoret si mburojë për glorifikimin e autorëve të masakrave. Bashkëjetesa nuk mund të ndërtohet mbi fyerjen e kujtesës së viktimave. Dhe respekti për minoritetet nuk mund të ngatërrohet me tolerimin e provokimeve ndaj historisë së shqiptarëve' thuhet në deklaratë.

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” dhe Çamëri bëjnë thirrje që të hiqet menjëherë portreti i Napoleon Zervës dhe të jepet shpjegim publik për vendosjen e tij në ekspozim.

Image

Deklarata e plotë

PROVOKIM I RËNDË NDAJ SHQIPTARËVE NË DERVICIAN.
Ekspozimi për nderim i portretit të Napoleon Zervës në Galerinë e Artit në Dervician përbën një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve dhe një fyerje ndaj kujtesës së viktimave të masakrave çame.
Për çfarë meritash nderohet Zerva në territorin e Republikës së Shqipërisë?
Për masakrat ndaj popullsisë civile shqiptare? Për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga trojet e tyre?
Për vuajtjet që u shkaktoi brezave të tërë?
Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr. 7839, datë 30.6.1994, shpalli 27 qershorin në kalendarin kombëtar si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. Ligji u shpall me dekretin e Presidentit nr. 885, datë 12.7.1994.
Si mund të përligjet që, në të njëjtin shtet ku ligji njeh dhe përkujton gjenocidin çam, të nderohet drejtuesi i forcave përgjegjëse për masakrat dhe dëbimin e kësaj popullsie?
Nderimi i Zervës përçon një mesazh që bie ndesh me këtë njohjen zyrtare të gjenocidit grek nga parlamenti, ndërsa shqiptarët përkujtojnë viktimat, në Derviçian i jepet vend nderi figurës që simbolizon tragjedinë e tyre. Ky është një provokim që nuk mund të relativizohet si zgjedhje artistike dhe as të kalojë në heshtje nga institucionet shqiptare dhe opinioni publik në Shqipëri.
Arti dhe kultura nuk mund të përdoren për të rehabilituar figura përgjegjëse për krime ndaj shqiptarëve. Nderimi i tyre cënon dinjitetin e viktimave, pasardhësve të tyre dhe dëmton bashkëjetesën e miqësinë ndërmjet popujve.
I bëjmë thirrje kryetarit të Bashkisë Dropull të heq menjëherë portretin e Zervës nga ky ekspozim nderues dhe të japë një shpjegim publik për këtë zgjedhje të papranueshme.
I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të nisë, përmes institucioneve kompetente, një hetim të plotë për të sqaruar rrethanat, për të identifikuar personat që kanë propozuar, miratuar dhe mundësuar këtë ekspozim, si dhe për të nxjerrë përgjegjësitë institucionale dhe ligjore që rezultojnë.
Respekti për minoritetin grek dhe të drejtat e tij është i padiskutueshëm. Pikërisht mbrojtja e bashkëjetesës kërkon që përgjegjësia për këtë veprim të identifikohet, dhe të mos rëndojë mbi mbi minoritetin grek por mbi emrat konkret të cilët provojnë rëndë gjakun e shqiptarëve të masakruar nga bandat e shoviniste të Zervës..
Ky provokim nuk mund të kalojë në heshtje. Viktimat e gjenocidit kërkojnë drejtësi dhe respekt, ndaj autoritetet shqiptare kanë detyrimin të japin përgjigje dhe të veprojnë.
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”

Reagimi i  Shoqatës 'Çamëria'


DEKLARATË E SHOQATËS PATRIOTIKE “ÇAMËRIA”
NAPOLEON ZERVA NUK MUND TË NDEROHET NË TOKËN SHQIPTARE!
AKT I RËNDË FYERJE NDAJ SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË DHE KUJTESËS SË VIKTIMAVE TË GJENOCIDIT ÇAM!
Në Derviçian të Dropullit, në territorin e Republikës së Shqipërisë, ekspozimi për nderim i portretit të Napoleon Zervës është akt I rëndë që Shoqata Patriotike “Çamëria” e dënon me forcën më të madhe.
Napoleon Zerva nuk është një figurë e zakonshme historike për shqiptarët. Emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me masakrat, spastrimin etnik dhe dëbimin me dhunë të popullsisë shqiptare të Çamërisë nga trojet e saj stërgjyshore.
Çfarë po nderohet sot në Derviçian? Masakrat mbi gra, fëmijë e pleq? Shtëpitë e djegura? Familjet e shfarosura? Mijëra shqiptarët e dëbuar nga vendlindja e tyre?
Apo kërkohet që, përmes artit dhe kulturës, të rehabilitohet publikisht figura e krimineli Zerva, që për shqiptarët e Çamërisë simbolizon një nga tragjeditë më të rënda të historisë sonë kombëtare?
Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr. 7839, datë 30.6.1994, ka shpallur 27 Qershorin “Ditën e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”.
Si është e mundur që Republika e Shqipërisë, e cila përkujton me ligj viktimat e gjenocidit çam, të lejojë në territorin e saj nderimin publik të figurës së këtij krimineli lidhur me këtë tragjedi?
Kjo nuk është thjesht çështje e një portreti të vendosur në një galeri arti. Është çështje e dinjitetit kombëtar, e kujtesës historike dhe e përgjegjësisë së institucioneve të shtetit shqiptar.
Liria e artit nuk mund të përdoret si mburojë për glorifikimin e autorëve të masakrave. Bashkëjetesa nuk mund të ndërtohet mbi fyerjen e kujtesës së viktimave. Dhe respekti për minoritetet nuk mund të ngatërrohet me tolerimin e provokimeve ndaj historisë së shqiptarëve.
Shoqata Patriotike “Çamëria” kërkon publikisht:
1. Heqjen e menjëhershme të portretit të kriminelit Napoleon Zerva nga çdo ekspozim që synon nderimin ose glorifikimin e tij në Derviçian.
2. Një shpjegim zyrtar nga kryetari i Bashkisë Dropull, për rrethanat në të cilat është organizuar dhe lejuar ky ekspozim.
3. Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Pushtetit Vendor të ushtrojë detyrimet ligjore për të vënë para përgjegjisë ligjore, frymëzuesit dhe zbatuesit e kësaj fyerje për kujtimin e mijëra viktimave të Çamërisë, duke provokuar rëndë pasardhësit e tyre.
4. Prokuroria të nisë hetimet dhe veprimet ligjore në mbrojtje të ligjit dhe memories historike te gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë.
5. Ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse të shtetit shqiptar, për verifikimin e plotë të organizimit, financimit, miratimit dhe përgjegjësive konkrete institucionale, si dhe të çdo shkeljeje të mundshme ligjore.
6. Një qëndrim publik nga qeveria shqiptare, për të garantuar respektimin e kujtesës historike dhe të dinjitetit të viktimave të masakrave çame.
Askush nuk duhet të përdorë identitetin etnik, kulturën apo artin për të justifikuar nderimin e figurave që simbolizojnë dhunën dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.
Përgjegjësia është individuale dhe institucionale. Ajo duhet të kërkohet tek ata që e kanë ideuar, miratuar dhe realizuar këtë veprim, si edhe tek transmetimi i pafiltruar i televizionit të vetëm publik shqiptar RTSH.
Shteti shqiptar nuk mund të jetë indiferent kur në territorin e tij nderohet një figurë e lidhur me masakrat ndaj shqiptarëve.
Çamëria nuk është një kujtim që mund të fshihet. Gjenocidi çam nuk është një tragjedi që mund të relativizohet. Dhe gjaku i shqiptarëve të pafajshëm nuk mund të fyhet në emër të artit!
Shoqata Patriotike “Çamëria” kërkon reagim, transparencë dhe përgjegjësi.
Sepse një komb që nderon viktimat e tij nuk mund të heshtë përballë glorifikimit të atyre që lidhen me tragjedinë e tyre.
KRIMINELI NAPOLEON ZERVA NUK MUND TË KETË VEND NDERI NË TOKËN SHQIPTARE!
SHOQATA PATRIOTIKE “ÇAMËRIA”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco