• Kontakt
Friday, October 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kreu i rrjetit Rybar, i lidhur me operacionet hibride ruse, arrestohet në Mal të Zi

17:05 : 09/10/2026
në RAJONI

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka konfirmuar më 9 tetor se në vendin e tij janë arrestuar disa shtetas rusë, mes tyre edhe Mikhail Zvinchuk, themelues i rrjetit rus Rybar.

Në një postim në rrjetet sociale, Spajiq e cilësoi aksionin të suksesshëm dhe theksoi se prej kohësh është paralajmëruar se përpjekjet për veprimtari hibride dhe destabilizimin e Malit të Zi e shoqërojnë vazhdimisht rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian.

“Ky nuk është momenti për deklarata të nxituara, por as për përfundime naive. Ekzistojnë indicie serioze që kërkojnë shqyrtimin e kujdesshëm të çdo gjurme dhe vlerësimin e çdo lidhjeje në një kontekst më të gjerë. Nuk do të bëjmë publike ato që duhet të mbeten në domenin e shërbimeve të sigurisë”, shkroi ai.

Sipas tij, mesazhi pas aksionit të suksesshëm të sotëm konfirmon se institucionet po e bëjnë punën e tyre.

Lexo edhe:

Dyshohet se po përgatisnin atentat, arrestohen 3 persona

Pjesë e një grupi kriminal arrestohet në Itali 37-vjeçari /EMRI

“Mali i Zi mbron interesat e veta dhe askush nuk do ta rrezikojë të ardhmen tonë evropiane”, deklaroi Spajiq.

Mediat malazeze raportuan paraprakisht se Policia e Malit të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) e këtij shteti zhvilluan një aksion në Risan, të premten në mëngjes, gjatë të cilit u arrestuan pesë persona që dyshohet se janë të lidhur me rrjetin rus Rybar.

Nga Rybar konfirmuan më vonë në Telegram se themeluesi i këtij rrjeti, Mikhail Zvinchuk, është ndaluar në Mal të Zi, së bashku me shtetas të tjerë rusë.

Në një postim në kanalin e tij në gjuhën angleze, Rybar tha se të gjithë të ndaluarit “qëndronin ligjërisht në Mal të Zi dhe se ishte planifikuar filmimi i Manastirit të Cetinës, për të cilin ishte paraqitur më herët një kërkesë zyrtare”.

Rybar tha se ekipi i tij është në kontakt me Ministrinë e Jashtme të Rusisë, e cila po punon për zgjidhjen e situatës, duke pretenduar se “nuk është shkelur asnjë ligj i Malit të Zi”.

Radio Evropa e Lirë i ka kontaktuar për koment Drejtorinë e Policisë, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Zyrën e Prokurorit, por deri tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Sipas gazetës malazeze Pobjeda, përveç udhëheqësit të Ribarit dhe gruas së tij Valerija, u arrestuan edhe tre bashkëpunëtorë të tyre.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se Zvinchuk kishte vizituar më parë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, para se të shkonte në Mal të Zi.

Lidhur me ndalimin e Zvinchuk, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se diplomatët rusë do të hetojnë arsyet e ndalimit të tij në Mal të Zi dhe do të punojnë për të mbrojtur të drejtat e tij, ndërsa Ministria e Jashtme ruse njoftoi se po përcakton rrethanat e rastit.

Rybar është një rrjet mediatik dhe informativ rus, i themeluar në vitin 2018 nga Mikhail Zvinchuk, ish-punonjës i shërbimit për media të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Gjatë luftës në Ukrainë, Rybar u bë një nga kanalet më me ndikim ushtarake proruse në Telegram.

Zvinchuk është nën sanksionet e Bashkimit Evropian që nga viti 2023, për shkak të mbështetjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe përhapjes së propagandës.

Bashkimi Evropian thotë se ai është anëtar i një grupi pune të formuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të koordinuar përpjekjet e mobilizimit në lidhje me luftën kundër Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e kanë lidhur Rybar-in me operacionet e ndikimit të huaj dhe luftën informative.

Në vitin 2024, Departamenti amerikan i Shtetit, përmes programit Rewards for Justice, ofroi një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione mbi personat e lidhur me projektin Rybar, duke përmendur dyshimet se rrjeti kishte marrë pjesë në operacione të ndikimit të huaj.

Vitet e fundit, rrjeti i ka zgjeruar aktivitetet edhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën./ REL

Etiketa: arrestimmali i zirusrybar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dyshohet se po përgatisnin atentat, arrestohen 3 persona

12:27 : 09/10/2026
AKTUALITET

Pjesë e një grupi kriminal arrestohet në Itali 37-vjeçari /EMRI

09:27 : 09/10/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar

09:11 : 09/10/2026
AKTUALITET

Leli Kaja u arrestua për korrupsion 4 mijë €/ Bianka Çopja: Hetimi për “Eco-Elb” duhet të shkojë te inceneratori

13:41 : 07/10/2026
AKTUALITET

Kultivuan kanabis në Memaliaj, arrestohet 28-vjeçari, në kërkim i vëllai /EMRAT

15:13 : 06/10/2026
AKTUALITET

Autor i disa vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari /EMRI

14:39 : 06/10/2026

TË GJITHA

Kreu i rrjetit Rybar, i lidhur me operacionet hibride ruse, arrestohet në Mal të Zi

17:05 : 09/10/2026

Detaje/ Vdekja e 25-vjeçares angleze në Durrës, ja çfarë dyshon policia

16:56 : 09/10/2026

Eli Fara “dënon” kompozitorin: Adi Hila është hapur me shokët me videot intime!

16:56 : 09/10/2026

BE-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për importet e automjeteve hibride

16:47 : 09/10/2026

A po shkojnë Izraeli dhe Turqia drejt konfrontimit?

16:41 : 09/10/2026

SHBA/ Vrau 13 ushtarë në Fort Hood, ekzekutimi i Nidal Hasan do të transmetohet live

16:27 : 09/10/2026

Të shtëna në Gjilan, humb jetën një grua dhe plagoset një person tjetër/ Detajet e para

16:26 : 09/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com