Shpërthim në një rafineri në Greqi, humb jetën 43-vjeçari shqiptar! Në gjendje kritike një tjetër

9 Tetor 2026 | 17:27

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatale për një punëtor shqiptar i cili ka humbur jetën. Mediat greke bëjnë me dije se një tjetër shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se ka ndërruar jetë 43-vjeçari Robert Cakaj, ndërkohë që vazhdon të trajtohet i intubuar 50-vjeçari Dorian Hysa.

Sipas informacioneve fillestare, dy punëtorët ishin anëtarë të një ekipi të jashtëm dhe po kryenin punime mirëmbajtjeje në objektet e rafinerisë kur ndodhi incidenti.

Fillimisht, dy të plagosurit rëndë u dërguan në spitalin e Korinthit, ku mbërriti edhe një i plagosur i tretë, me probleme shumë të lehta respiratore. Dy të plagosurit më rëndë u dërguan në Thriasio, ku njëri prej tyre vdiq. I dyti është në gjendje kritike, pasi pësoi lëndime të rënda në kokë. 

“Njoftim emergjent në lidhje me incidentin që ndodhi sot në ambientet e Motor Oil në Agioi Theodoroit. Me hidhërim të thellë u njoftuam se njëri nga dy punonjësit e kompanisë bashkëpunuese kontraktuese që u plagosën rëndë në aksidentin e sotëm, vdiq pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve.

Gjendja shëndetësore e punëtorit të dytë mbetet kritike. Menaxhmenti dhe të gjithë punonjësit e kompanisë shprehin ngushëllimet tona të sinqerta dhe angazhimin tonë për të qëndruar pranë familjes së viktimës.

Autoritetet kompetente po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe kompania po bashkëpunon plotësisht me ta”, thuhet në njoftimin e rafinerisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Francë, OKB: Po ndjekim me shqetësim incidentet

Kombet e Bashkuara, OKB tha të premten se po monitoron me shqetësim protestat e nxënësve të shkollave të mesme në të gjithë Francën ndërsa demonstratat...
17:09 | 09/10/2026

Tornadoja godet Siçilinë, të plagosur dhe dëme të shumta në ndërtesa e automjete

Një tornado e dyfishtë goditi të premten, më 9 tetor, bregdetin pranë Marsalës, në Siçilinë perëndimore të Italisë, duke shkaktuar dëme të shumta në ndërtesa,...
17:04 | 09/10/2026

Gjenden dy pikturat e vjedhura të Renoir, arrestohen 6 persona

Dy piktura të Renoir me vlerë miliona dollarë që u vodhën nga një muze në Rivierën Franceze një muaj më parë janë rigjetur dhe gjashtë...
16:59 | 09/10/2026