Një shpërthim i madh ndodhi pak pas orës 11:00 të ditës së sotme në ambientet e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi të Greqisë, duke shkaktuar një të vdekur, një të plagosur rëndë dhe disa të tjerë më lehtë.
Sipas deklaratës së “Motor Oil”, “sot, në orën 11:00, gjatë mirëmbajtjes në rafinerinë tonë, dy punëtorë u plagosën rëndë.
Punëtorët morën menjëherë ndihmën e parë të nevojshme dhe u transportuan në spital.
Por, pas disa orësh, mësohet se ka ndërruar jetë 43-vjeçari Robert Cakaj, ndërkohë që vazhdon të trajtohet i intubuar 50-vjeçari Dorian Hysa.
Fillimisht, dy të plagosurit rëndë u dërguan në Spitalin e Korinthit, ku mbërriti edhe një person i tretë i plagosur, me probleme shumë të lehta respiratore. Dy të plagosurit më rëndë u dërguan në Thriasio, ku njëri prej tyre vdiq. I dyti është në gjendje kritike, pasi ka pësuar lëndime të rënda në kokë.
Sipas informacioneve, prokurori kërkoi arrestimin e kontraktorit./Zougla
© SYRI.net