Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI DIGJITAL ME MODERATOR BLED MARKU

EMRAT/ Everest Kazheli jep dorëheqjen pas vetëm 3 orësh në krye të ASHK-së Elbasan

EMRAT/ Everest Kazheli jep dorëheqjen pas vetëm 3 orësh në krye të ASHK-së Elbasan

17:37, 09/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Everest Kazheli, i emëruar drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen vetëm 3 orë pas emërimit të tij në këtë detyrë.

Largimi i Kazhelit është shoqëruar me një tjetër ndryshim në drejtimin e institucionit. Në vend të tij është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili deri më tani mbante detyrën e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi arsyet që çuan Everest Kazhelin të japë dorëheqjen vetëm pak orë pas emërimit të tij, ndërsa mbetet për t'u parë se si do të vijojë drejtimi i institucionit nga Gentian Mahmutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco