• Kontakt
Friday, October 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Vullnet

17:51 : 09/10/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nëse fjala burrë do të matej me pasuri padyshim që ai do ishte një “Big burrë”, por ajo që ndodhi në Parlament ishte përçudnimim i plotë. Ai u kishte premtuar zgjedhësve se Bashkia Selenicë nuk do të shkrihej, por deputeti “shkriu edhe dinjitetin” personal, bashkë me një zonë të tërë që po shpopullohet gjithnjë e më shumë. Në takimet me banorë, por edhe qëndrime publike, deputeti i PS-së Vullnet Sinaj deklarohej hapur kundër Hartës së re Territoriale dhe veçanërisht shkrirjes së Bashkisë Selenicë, duke iu bashkangjitur Vlorës.

Për shumë arsye apo për vetëm një të tillë, Vullneti përbetohej se vota e tij do ishte kundër dhe nuk do të tradhtonte kurrë zgjedhësit e tij, kryesisht atë që njihet si zona e Lumit të Vlorës. Si bir i asaj krahine ai kishte mësuar historinë e të parëve trima që kanë lënë shenjë në periudhat më të rëndësishme të vendit, nga koha e Perandorisë Osmane e më pas.

Po Vullneti u thirr në një betejë pa armiq, por me një “armë” të fortë siç ishte vota. Në mbledhjen e grupit Parlamentar të mbajtur një ditë para votimit, deputeti Sinaj dhe Braçe shprehën votën kundër, duke u trimëruar me kryetarin Balla. Një ditë më pas… Vullneti ndryshoi.

Lexo edhe:

PS kërkoi përjashtimin e tij, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet. Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike

Para kërcënimit të hapur të kryeministrit Rama se do të përjashtonte nga grupi këdo që dilte kundër, Vullnet Sinaj u gjunjëzua, madje duhet edhe të mbante fjalim për të deklaruar votën pro. Ai është për herë të dytë deputet i zgjedhur i kuvendit të Shqipërisë ku në fundin e madatit të kaluar u vetëtrimërua pasi ia hodhi lehtë ndonëse ishte plotësisht në kushte të ngjashme si në rastin e ish-deputetit të PS-së Koço Kokëdhima që Gjykata Kushtetuese i ndërpreu mandatin.

Për njeriun që e mban veten për “Big burrë”, do mbetet i paharruar imazhi i mëngjesit së të premtes së 9 tetorit… I fshehur në fund të sallës votoi pro ndryshimit të hartës së re territoriale ku nga 61 bashki vendi bëhet me 46, ku ndër 9 të shkrirat është edhe Selenica.

Po ashtu tymi i një cigareje të ndezur brenda në sallë ishte domethënia më e saktë sesi me vullnet apo pa vullnet edhe Vullneti u traujtua thjesht si karton. Me këtë që bëri ka përdhosur emrin e paraardhësve të tij në zonën e Lumit të Vlorës.

Etiketa: Edi Ramakuvendpsreforma territorialevullnet sinaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS kërkoi përjashtimin e tij, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet. Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën

16:06 : 09/10/2026
AKTUALITET

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike

15:38 : 09/10/2026
AKTUALITET

Shkrirja e Bashkive/ Si e “shtypi” Rama kritikën brenda PS për hartën e re territoriale

14:25 : 09/10/2026
AKTUALITET

Berisha: Pengjet e Ramës votuan aktin final të shpopullimit

12:08 : 09/10/2026
AKTUALITET

Rama mesazh të koduar brenda PS-së? Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë me ty!

12:00 : 09/10/2026
AKTUALITET

Ina Zhupa: Socialistët folën kundër Reformës Territoriale, por votuan si dele pro saj

11:44 : 09/10/2026

TË GJITHA

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Vullnet

17:51 : 09/10/2026

Aksident në aksin Pogradec-Lin, një i plagosur

17:39 : 09/10/2026

Fituesja e çmimit “Nobel” për Paqen, Pillay: Të drejtat e njeriut janë nën kërcënim

17:17 : 09/10/2026

Tornadoja godet Siçilinë, të plagosur dhe dëme të shumta

17:13 : 09/10/2026

Kreu i rrjetit Rybar, i lidhur me operacionet hibride ruse, arrestohet në Mal të Zi

17:05 : 09/10/2026

Detaje/ Vdekja e 25-vjeçares angleze në Durrës, ja çfarë dyshon policia

16:56 : 09/10/2026

Eli Fara “dënon” kompozitorin: Adi Hila është hapur me shokët me videot intime!

16:56 : 09/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com