E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Puna për dosjen e Prespës në UNESCO, Ministri Gonxhja takim me homologun Grek dhe Maqedonas

Jemi sot në bashkinë e Prespës në Greqi, së bashku me homologët Mendoni nga Greqia, Ministre e Kulturës dhe Sulejmani nga Maqedonia e Veriut, Ministër i Kulturës dhe Turizmit, për të nisur një proces të përbashkët: përgatitjen e kandidaturës së këtij rajoni për përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Prespa na bashkon përmes natyrës, historisë dhe kulturës së saj. Duam ta mbrojmë këtë pasuri dhe të krijojmë më shumë mundësi për komunitetet që jetojnë këtu dhe më shumë turizëm të qendrueshëm.

Reklamë

Bashkimi Europian do të vërë në dispozicion 2 milionë euro për hartimin e studimit të fizibilitetit për këtë kandidaturë trishtetërore.

Në pjesën shqiptare, restaurimi i pikturave murale në Kishën e Shën Marisë në Maligrad, ndriçimi i kishës dhe i shtegut, si edhe Shtëpia Muze e Sterjo Spasses në Gollomboç, kanë pasuruar ofertën kulturore dhe turistike të zonës.

Reklamë

Po kështu, projekti ACT4PRESPA, i financuar nga BE, bashkon institucione nga të tre vendet për konservimin, digjitalizimin dhe promovimin e vlerave të papërsëritshme të trashëgimisë së Prespës së Madhe e të Vogël.

Duam gjithashtu të zhvillojmë itinerare të përbashkëta turistike, misione kërkimore e ekspedita për njohjen dhe  promovimin e Prespës dhe Ohrit, krahas shkëmbimeve artistike, sportive dhe rinore me fqinjët tanë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.