AKTUALITET /

Operacion policor në Vlorë, dyshohet se janë shoqëruar 3 persona

Rrethanat e operacionit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për të sqaruar çfarë ka ndodhur në qytetin bregdetar.

Shkruar nga Versus

Operacion policor në Vlorë, dyshohet se janë shoqëruar 3

Një operacion policor raportohet se po zhvillohet pasditen e sotme në Vlorë, ku disa persona të maskuar janë parë duke kryer kontrolle në qytet.

Prania e personave të maskuar ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, të cilët nuk kanë pasur informacion të qartë mbi identitetin e tyre dhe qëllimin e ndërhyrjes.

Dyshohet se gjatë operacionit janë shoqëruar tre persona. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për shoqërimet apo detajet e ndërhyrjes.

Rrethanat e operacionit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për të sqaruar çfarë ka ndodhur në qytetin bregdetar./Versus.al

Poll