TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një 49-vjeçari me origjinë shqiptare në Greqi. Burri humbi jetën pasi ra nga një skelë gjatë punimeve ndërtimore në zonën e Kato Kamilës, në Serres.
Sipas raportimeve të mediave greke, ngjarja ndodhi të premten, më 9 tetor, rreth orës 11:30, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.
49-vjeçari pësoi dëmtime shumë të rënda në kokë. Pas aksidentit, në vendngjarje mbërriti ambulanca e shërbimit të urgjencës EKAB, e cila e transportoi me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Serresit.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, shqiptari nuk arriti t'u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
Ishte baba i dy fëmijëve
Sipas mediave greke, 49-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve. Lajmi për vdekjen e tij ka prekur familjen dhe komunitetin lokal.
Kryetari i komunitetit të Kato Kamilës, Jorgos Karastergiu, shprehu dhimbjen për humbjen e punëtorit dhe ngushëllimet për familjen e tij.
“Fatkeqi ishte baba i dy fëmijëve. Lajmi për vdekjen e 49-vjeçarit e ka zhytur në zi familjen e tij dhe komunitetin tonë lokal. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij”, deklaroi Karastergiu, sipas mediave lokale greke.
Autoritetet hetojnë aksidentin
Rrethanat në të cilat ndodhi rënia nga skela mbeten ende të paqarta. Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar se si ndodhi ngjarja fatale gjatë punimeve ndërtimore.
Deri më tani, mediat greke nuk kanë bërë të ditur emrin e 49-vjeçarit.