Marrëdhënia mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit është vënë në fokus të hetimeve të SPAK, pas deklarimeve që ajo ka bërë përpara prokurorëve të posaçëm.
Më 18 shtator, Hyseni u pyet për raportin e saj me Agasin, të cilin, sipas emisionit të transmetuar në Neës24, e cilësoi si bashkëpunëtor të SHISH-it. Ky deklarim ka ngritur pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies mes tyre dhe mënyrën se si ishte administruar ky bashkëpunim nga institucioni i inteligjencës.
Një tjetër çështje që vihet në diskutim është nëse ky raport ishte bërë i ditur brenda SHISH-it. Sipas materialit të publikuar, Hyseni nuk kishte raportuar në institucionin që drejtonte se Agasi ishte në përpunim nga shërbimi. Kjo ngre pikëpyetje mbi procedurat e ndjekura dhe rolin që ajo kishte në këtë proces.
Rrethanat e kësaj marrëdhënieje dhe deklarimet e ish-drejtueses së SHISH janë trajtuar edhe nga emisioni investigativ “Në Shënjestër”, i gazetares Klodiana Lala në Neës24. Çështja paraqitet si një rast që kërkon sqarime mbi mënyrën se si ishte trajtuar Agasi nga shërbimi i inteligjencës.
“Një rast i paprecedentë se si drejtuesja madhore e SHISH të kryente njëkohësisht edhe operativen në terren dhe, mbi të gjitha, Agasi të mos kishte dijeni se po merrej në përpunim nga kryespiunia e inteligjencës”, thuhet në emision.
