E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dy viktima

KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të premte në Livoç të Ulët të Gjilanit.

Si pasojë dy persona kane humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Reklamë

Ndërkohë i dyshuari për ngjarjen është dorëzuar në Polici.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes, brenda një makine, është gjetur i vdekur një burrë rreth 30 vjeç. Ndërkohë, një grua e së njëjtës moshë është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete.

Reklamë

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas incidentit, autori i dyshuari është dorëzuar te autoritetet, ndërsa Policia ka sekuestruar edhe armën që është përdorur.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.