LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kush na ka bërë keq, do ta paguajë!”/ Komunikimet mes ish-kreut të SHISH dhe Agasit në arrati përmes “Sinjal”. A tentoi biznesmeni të rrëzojë Ramën përmes Vlora Hysenit?

E vetmja mënyrë se si Vlora Hyseni, në rastin konkret mundej që këta njerëz të cilët u kishin bërë keq, ta paguanin, ishte nëpërmjet pushtetit të informacionit që SHISH, kishte.

9 Tetor 2026, 18:55 Nga E.d
“Kush na ka bërë keq, do ta paguajë!”/ Komunikimet
Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi

Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati. Pra që nga dhjetori i vitit 2025 deri në arrestimin e tij më datë 26 Gusht 2026. Komunikime midis tyre të kryera në aplikacionet ‘Signal’, ku Vlora Hyseni përdor një gjuhë hakmarrëse fillimisht ndaj SPAK.

Gjuhë të cilën, siç ajo lë të kuptohet në këto mesazhe, e vë në shërbim të Ergys Agasit, të cilin e trajton si një person të cilit po i bien në qafë dhe ajo do ta mbrojë me çfarë të mundet, gati me thonj, kundrejt atyre që po i bëjnë keq. Por duke përfshirë edhe veten, pra duke mos e ndarë veten nga Ergys Agasi dhe duke e parë edhe si një luftë ndaj saj. Si në këtë mesazh: “Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë, dua që të paguajnë”.

E vetmja mënyrë se si Vlora Hyseni, në rastin konkret mundej që këta njerëz të cilët u kishin bërë keq, ta paguanin, ishte nëpërmjet pushtetit të informacionit që SHISH, kishte. Edhe pse me ligj SHISH e ka të ndaluar të përdorë informacione pa autorizimin e organeve të tjera ligjzbatuese. Kjo mëri ndaj atyre nuk e ndalte Vlora Hysenin, në betimin e saj ndaj Ergys Agasit, që për hir të së vërtetës, nuk e dimë se si u është përgjigjur këtyre mesazheve.

Shefja e Shërbimit Inteligjent kujdeset në vazhdim ta qetësojë atë që ajo në fillim e cilësoi si bashkëpunëtorin e saj në përpunim. Një histori e denjë për romanet klasikë, por që tregoi në vazhdim se në fakt ishte një thriller, i denjë për librat e verdhë me spiunë. Hyseni që i kujton Agasit se nuk duhet ta humbasin kurrsesi toruan dhe se duhet të jenë bashkë në këtë hall që u ka rënë për pjesë.

Ndaj në këtë moment duhet përqendrim dhe vetëm përqendrim te halli që atij i ka rënë në këtë kohë që është në arrati dhe kërkohet nga policia, që mesa duket e kishte në gjirin e vetë Agasin dhe e mbronte nga çdo mundësi arrestimi.
‘Thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot.’, ishte një nga mesazhet mes tyre.

Po pavarësisht qetësisë që kërkonte t’i jepte herëpashere qoftë edhe shpirtërore, apo edhe duke i ngritur moralin e rënë poshtë, bashkëpunëtorit të saj, Vlora Hyseni, duket se ishte e ndërgjegjshme se një ditë fundi i tyre do të ishte i afërt. Madje edhe që ky fund po afrohej, ndaj duhet të nxitonin në hakmarrjen e tyre.

‘Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt.’, shkruante ajo. Ajo që Vlora Hyseni lë të kuptohet në mesazhet e saj është se ata, dmth ajo, Ergys Agasi dhe dikush tjetër po luftohen nga një grup kundërshtar, që duket se ka po aq pushtet sa ata. Madje mund të jenë edhe shumë më të fuqishëm se ata. Dhe se ky grup kishte mundur në një farë mënyrë t’i dëmtonte seriozisht, pavarësisht se ata kishin treguar forcë, pushtet dhe qëndrueshmëri gjatë gjithë kohës.
Pushtet që Vlora Hyseni e tregon edhe mbi vetë shefin e saj, kryeministrin e vendit, ku me ligj ajo jep llogari.

Teksa në një nga mesazhet i tregon Ergys Agasit se po niset të shkojë te kryeministri, duke nënkuptuar Edi Ramën dhe do rrijë me të vetëm një orë, aq sa ajo do, duke lënë të kuptojë se oraret me kryeministrin i vendos ajo.
Sikurse po ajo vendos se sa do rrijë me të dhe kur do ikë.

‘Çfarë na bënë o Zot. Po më presin me shku te Km. Jo mo zemër unë një orë, nuk rri më shumë me atë’, shkruan ajo.

E gjithë kjo bisedë bëhet vetëm dy ditë para se Ergys Agasi të arrestohet, pra, më datë 24 Gusht 2026. Dhe askush nuk mund të thotë deri më tani nëse takimi i Vlora Hysenit me kryeministrin Rama, kishte pikërisht në qendër këtë bisedë, apo përpjekjen e fundit të Vlora Hysenit për të shpëtuar Ergys Agasin.
Përpjekje të cilat shfaqen edhe në një mesazh tjetër që mban datën 19 Gusht 2026, vetëm një javë para se Ergys Agasi të binte në të vërtetë në pranga, mesazh në të cilin Vlora Hyseni teksa komunikon me Ergys Agasin, flet me të për një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj. Takim të cilin ajo thotë se do ta zhvillojë të hënën, që përkon me datën 24 Gusht 2026.

‘Skënderi më thirri me u taku të hënën…të shpresojmë që ka porosit km….’, shkruan ajo. Pra nga sa shikohet, edhe pse mbetet për t’u verifikuar, Vlora Hyseni lë të kuptohet se ka biseduar me kryeministrin Rama për çështjen e Ergys Agasit. Dhe po kështu lë të kuptohet se kryeministri i ka premtuar se do flasë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj.

Por ajo që nuk dihet është nëse kanë folur për të mos e arrestuar Ergys Agasin, apo për të shtyrë arrestimin e tij, për të cilin tashmë informacionet ishin të qarta se ndodhej në Shqipëri. Por që të arrestohej dhe të shpëtonte prej tij, dikush duhet ta lëshonte. Vlora Hyseni më datë 24 Gusht 2026, i shkruan Ergys Agasit duke e informuar se të nesërmen ka lënë një takim me kryeministrin Rama.

‘Nesër duhet ta takoj km në 8.30’, shkruan ajo.
Por nga sa lë të kuptohet, Vlora Hyseni me gjasa nuk e ka zhvilluar takimin me kryeministrin Rama, ose ka bërë një dopio lojë, duke mbajtur me shpresa të rreme atë që më vonë do ta quante bashkëpunëtorin e saj.
Vlora Hyseni i rrëfen Ergys Agasit, se duhet të niset për një takim urgjent me sauditët.
‘Më doli një takim urgjent… Me sauditët… Kthehem nesër në Ks prapë’.
Mesazhe midis të dyve të cilat janë të vazhdueshme dhe vazhdojnë të rrotullohen rreth personave që ata lënë të kuptohen se i kanë tradhtuar, apo u kanë bërë keq.
Por është e vështirë të kuptohet se përse në këtë lojë është e përfshirë edhe shefja e Shërbimit Informativ. Dhe nëse është edhe ajo e tradhtuara në këtë lojë, si pjesë e grupit të Ergys Agasit.

‘Sa shumë gjëra na kanë bërë ne… kjo është një situatë që do ja hedhim… Problemi është koha… Sa konsistencë kemi…’, shkruan Hyseni.
Dhe pikërisht koha është ajo që ecën kundra për të dy.Sidomos për Ergys Agasin që mesa duket ka pritur gjithë këtë kohë të kaluar në arrati t’i falin kokën.

Këtu ku për herë të parë Vlora Hyseni në bisedat e saj me Ergys Agasin, përmend edhe disa informacione, të natyrës politike, që në fakt nuk janë subjekt i punës së SHISH. Por ajo lë të kuptohet se SHISH mund të ketë futur në përpunim edhe qeverinë apo Partinë Socialiste dhe këto informacione Vlora Hyseni ia kalonte Ergys Agasit.

Siç është edhe ky mesazh ku ajo e informon se Taulant Balla dhe Belinda Balluku, janë pjesë e një grupi.

‘Taulant Balla kryetar kuvendi… Kështu janë infot… Bela me Taon shoku’

Por ajo që duket se e ngatërron keqasi këtë histori është nëse Ergys Agasi e dekonspiroi qëllimisht raportin e tij me Vlora Hysenin. Kjo pasi kuptoi që nuk kishte më rrugëdalje dhe fundi i tij ishte i sigurtë. Edhe pse duket një hamendësim nuk është çudi që Ergys Agasi të ketë dashur të rrëzojë nëpërmjet Vlora Hysenit, pikërisht kryeministrin Edi Rama.
Kjo pasi për shumë muaj nuk mori siguri për shpëtimin e tij. Ndryshe nuk ka se si kuptohet që Ergys Agasi, një muaj para se të arrestohej të linte qëllimisht në makinën e tij materiale të SHISH. Të cilat pranoi pas arrestimit të tij se i kishte lënë aty enkas, që t’i kapnin hetuesit e SPAK./BalkanWeb

vlora hyseni ergys agasi

Sondazh

Poll

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?