LIVE UPDATES
Aktualitet

Vlora Hyseni dhe ‘saltro mortale’ e shtetit! “Në shënjestër: Kreu i SHISH kaloi kufirin me makinë me targa serbe, por u dorëzua vetëm 24 orë më vonë! Nga Intenerari nga Baku në Kosovë…

Lajmi se shefja e shërbimit informativ të Shqipërisë ishte në hetim nga SPAK, thuajse gjeti të papërgatitur çdokënd.

9 Tetor 2026, 19:01 Nga E.d
Vlora Hyseni dhe ‘saltro mortale’ e shtetit! “Në
Foto ilustruse

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24, u rikthye këtë të premte në transmetim, me një sezon të ri që pritet të ketë shumë pritshmëri. Këtë herë temë e bisedës në emision, u bë ndalimi në masën arrest në shtëpi të shefes së Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, e cila është në akuzë nga SPAK, për nxjerrje të sekretit hetimor si edhe përkrahje të autorit, në këtë rast Ergys Agasit, edhe ky deri para arrestimit i shumëkërkuar nga policia për tenderat e AKSHI.

Pjesë nga dokumentari:

Lajmi se shefja e shërbimit informativ të Shqipërisë ishte në hetim nga SPAK, thuajse gjeti të papërgatitur çdokënd.

Të paktën ata që kanë nuhatjen dhe njohin kulisat e pushtetit, të cilët as që e mendonin se pas implikimit në afera të ndryshme korruptive dhe kriminale, të ministrave të ndryshëm apo njerëzve të lidhur me ta, radha do t’i vinte edhe vetë Vlora Hysenit, shefe e Shërbimit Shqiptar të Inteligjencës, që nga viti 2023.

Një lajm tronditës që u raportua fillimisht në Neës 24 dhe që më pas mori të gjithë vëmendjen e medias dhe të opinionit publik, se si drejtuesja madhore e Inteligjencës, sipas akuzës së ngritur nga SPAK, ‘përkrahje e autorit të krimit’ dhe ‘nxjerrje të sekretit shtetëror’, ishte përfshirë në afera antiligjore që kalonin kompetencat e saj si zyrtare e SHISH, zonja Hyseni e cila me t’u akuzuar nga SPAK, u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama.

Shkarkimi i saj nga detyra u dekretua edhe nga Presidenti Bajram Begaj, ndërsa më 24 Shtator 2026, ajo u paraqit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për t’u njohur me masën e sigurisë, gjykatë e cila e la në arrest shtëpie, deri në përfundim të hetimeve.

Por ajo që e bëri edhe më tronditëse vetë lajmin e pezullimit të saj nga drejtuese e SHISH, ishte fakti se Vlora Hyseni, akuzohet nga SPAK se kishte përkrahur deri në këtë kohë personin në arrati, të shumëkërkuarin nga drejtësia, Ergys Agasi, i cili ndërsa i fshihej policisë dhe drejtësisë dhe mbante kontakte të vazhdueshme me shefen e SHISH.

Emri i Vlora Hysenit në Shqipëri kishte qenë pothuajse i panjohur deri në fillim të vitit 2023, koha kur kryeministri Edi Rama e propozoi për të qenë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Një zbulim që 3 vite më parë nuk u prit mirë nga opozita, që nisi të artikulonte akuzat e para ndaj saj.

Por që pavarësisht kësaj, Hyseni në vazhdim mbeti një figurë pothuajse në hije. Po aq sa edhe daljet e saj publike, që nga momenti kur u emërua drejtuese e Shërbimit Informativ Kombëtar, një nga institucionet e sigurisë kombëtare me rëndësi të veçantë për vendin.

Të vetmet herë kur ajo u pa në publik, ishte prania e saj në korridoret e Kuvendit, apo në raportimet përballë deputetëve, siç është edhe ky në komisionin parlamentar të Çështjeve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, vetëm pak muaj më parë ku ndër të tjera raportonte edhe për nivelin e krimit të organizuar dhe kundërvënien. Raportim i cili vinte pikërisht në kohën kur përballë godinës së kryeministrisë kishin nisur protestat e qytetarëve kundër qeverisë Rama.

Ndërkohë Policia ishte ende në kërkim të Ergys Agasit, personazhi i njohur si ‘Eminenca gri’, personazhi që thuhet se lidhte fijet e pushtetit me ato të krimit. Ku ndaj tij kishte një masë arresti që nga muaji dhjetor i vitit 2025, në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHIT, ai vazhdonte të ishte në arrati.
Fjalë qarkullonin se ai ishte larguar jashtë Shqipërisë, por që arrestimi i tij në muajin gusht tregoi se Ergys Agasi jo vetëm nuk ishte larguar asnjëherë nga Shqipëria, por ishte i mbrojtur si nga segmente të krimit, në qytetin e Elbasanit dhe Durrësit ku strehohej, por edhe nga segmente të inkriminuara të Policisë së Shtetit.

Siç ishte edhe momenti i arrestimit të tij, pasditen e datës 26 gusht, kur në makinë me të, në afërsi të Durrësit, në timonin e makinës me të cilën udhëtonin, ishte Ulian Shpataraku, ish-drejtues i Policisë së Shtetit me gradën kryekomisar, tashmë i larguar nga Policia e Shtetit i cili më herët kishte shërbyer si shef i Seksionit të Narkotikëve, si dhe zv. drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Por po kështu ai njihej edhe si njeriu pranë Ilir Prodës, gjatë kohës që ky i fundit ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Por ajo që do të trondiste opinionin publik ishte fakti se Ergys Agasi, tashmë nuk kishte shtrirë tentakulat vetëm në qeveri, në polici, apo edhe në institucione të tjera, të cilat i kishte vënë nën këmbët e tij, por kishte arritur të kompromentonte edhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Dhe jo më pak por vetë drejtuesen e kësaj agjencie, Vlora Hyseni, një implikim i padëgjuar kurrë më herët.

Një personazh i tillë, i përfolur dhe në akuzë për lidhje me krimin dhe me tenderat miliona euro, jo vetëm të afrohej pranë shefes së inteligjencës, por me gjasa të krijonte edhe një raport sentimental me të.

Një ngjarje e cila me siguri do të vinte në siklet çdo agjenci të ngjashme inteligjence partnere. Ngjarje që në fakt tregoi asgjë më shumë sesa rënien e shtetit, në të ashtuquajturën ‘saltro mortale’, apo ndryshe ‘saltron e vdekjes’, ku tashmë në rrezik ishin edhe vetë informacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe se sa të prekura ishin ato nga ky implikim serioz i vetë drejtueses së kësaj agjencie, apo çfarë informacionesh mund të ketë arritur të sigurojë Ergys Agasi nga SHISH.

Vlora Hyseni e mësoi lajmin se ndaj saj ishin caktuar dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i detyrës” teksa ndodhej në një takim me drejtues të shërbimeve inteligjente, në Baku të Azerbajxhanit, ku ishte pjesëmarrëse në Forumin Ndërkombëtar për Luftën kundër Terrorizmit. Ajo u dorëzua vetëm dy ditë më pas në pikën kufitare të Morinës, gjatë rrugës nga Kosova për në Shqipëri, por që askush se di me siguri, sesi Hyseni udhëtoi nga Baku në Kosovë, sa kohë qëndroi aty, kë takoi dhe çfarë bisedoi me ta.

Edhe pse fakt është që ajo kaloi kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë me një makinë me targa serbe për t’u vënë në dispozicion të SPAK, 24 orë më vonë./BalkanWeb

“në shënjestër”

Sondazh

Poll

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?