
Një hetim paraprak në Emiratet e Bashkuara Arabe ka zbuluar dyshime se personi i përfshirë në incidentin me një avion të kompanisë Flydubai, në linjën Dubai–Izrael, planifikonte ta rrëzonte atë në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit, me qëllim shkaktimin e sa më shumë viktimave.
Sipas deklaratës së prokurorit të përgjithshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, i dyshuari dyshohet se kishte planifikuar marrjen e kontrollit të avionit dhe përdorimin e tij për një sulm vetëvrasës ndaj terminalit të pasagjerëve në aeroport.
Plani i dyshuar kishte si objektiv shkaktimin e “numrit më të madh të mundshëm të viktimave”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.
Hetimet për incidentin vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të verifikuar dyshimet e ngritura.
Deri më tani, informacionet janë paraprake dhe çështja mbetet nën hetim nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe./Versus.al

