Flick: Rafinha do të mungojë edhe në dy ndeshjet e ardhshme
Barcelona ka dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara, përballjen me Getafen për raundin e 8-të të La Ligës dhe Galatasarayn për Fazën e Ligës së Kampionëve.
Hansi Flick, megjithatë, nuk mund të mbështetet te Rafinha për këto ndeshje. Vetë trajneri njoftoi se braziliani nuk do të luajë në këto dy ndeshje, pasi vuan nga një dëmtim.
Megjithatë, nuk duket se problemi është serioz, por duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë, sepse Rafinha u shqetësua nga lëndimet në ndeshjen e kaluar.
“Nuk është një lëndim, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse ai pati tre lëndime vitin e kaluar, kështu që duhet ta vëzhgojmë. Ai nuk do të jetë i disponueshëm nesër, as në ndeshjen kundër Galatasarayt”, tha Hansi Flick.
Rafinha ka shënuar 14 herë në 8 paraqitje për Barcelonën këtë sezon dhe u lëndua në miqësoren e Brazilit kundër Australisë.
Ronaldo pezullohet përkohësisht nga Portugalia, rrezikon të mungojë deri në 6 muaj
Ylli i NBA-së, Shai Gilgeous-Alexander blen aksione te Atletico Madrid
Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në kampionatin “Abissnet Superiore”
- 19:19 Senatorja amerikane: SHBA duhet të përqendrohet te ekonomia e stabiliteti në Ballkanin Perëndimor
- 19:16 Çmimi Nobel për Paqe, Netanyahu: Navi Pillay, një fanatike që demonizon hebrenjtë
- 19:14 Kamberi i përgjigjet kërcënimit të Vuçiç: Shqiptarët nuk do ndahen as pas zgjedhjeve
- 19:05 Ish-shefi i shërbimit sekret gjerman nën hetim për spiunazh, dyshime për lidhje me një ish-gjeneral madhor kinez
- 18:59 Ankimoi dënimin e tij, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervin Salianjit
- 18:41 Fundjava rikthen trafikun në Elbasan, radhë të gjata automjetesh (VIDEO)