LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 132-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka qënë e pranishme ditën e sotme në tubim, dhe ka marrë fjalën e saj në podium ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend. • Sipas Vatnikaj, parlamenti nuk përfaqëson më popullin dhe as shqetësimet e tyre por vepron sipas urdhrave të kryeministrit Rama. • Ajo ka folur njëkohësisht, edhe për reformën territoriale e cila, sipas saj, u votua për turp nga PS me urdhërin e Ramës. • Aktivistja shperhu bindjen se protestat do të vijojnë deri në dorëheqjen e kryeministrit të vendit, ndërsa shtoi se dy personat që qëlluan me vezë makinen e kryeministrit Rama gjatë tubimit të djeshëm ndodhen ende në burg. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

3 artikuj për këtë temë.

52 MINUTA ME PARE

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës. 

Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare. Tubimi shënon ditën e 132-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Reforma territoriale u votua për turp nga PS sipas urdhrit të Ramës"/ Aktivistja Vatnikaj: Dy protestues që kanë goditur me vezë makinën e Edi Ramës janë në burg akoma

Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Sidorela Vatnikaj

TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 132 ditë të revoltës kundër klasës politike. Si çdo ditë tashmë, protestuesit kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin Skënderbej, dhe më pas janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga protestuesit dhe aktivistët.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka qënë e pranishme ditën e sotme në tubim, dhe ka marrë fjalën e saj në podium ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend. Sipas Vatnikaj, parlamenti nuk përfaqëson më popullin dhe as shqetësimet e tyre por vepron sipas urdhrave të kryeministrit Rama. Ajo ka folur njëkohësisht, edhe për reformën territoriale e cila, sipas saj, u votua për turp nga PS me urdhërin e Ramës. Aktivistja shperhu bindjen se protestat do të vijojnë deri në dorëheqjen e kryeministrit të vendit, ndërsa shtoi se dy personat që qëlluan me vezë makinen e kryeministrit Rama gjatë tubimit të djeshëm ndodhen ende në burg.

"Ky parlament nuk na përfaqëson më as interesat tona e as shqetësimet tona, por vepron sipas urdhrave të Edi Ramës. Reforma territoriale u votua për turp nga PS sipas urdhrit të Ramës, pavarësisht se banorët e 15 bashkive kanë protestuar. Ne jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se nuk frikësohemi as nga shantazhet e as nga presioni. Jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen tënde dhe kabinetit tënd. Reforma territoriale jo vetëm shkrin 15 bashki me një të rënë të lapsit, por se e përqendron pushtetin në pak duar. Këtij pushteti korruptiv i ka ardhur fundi. Dy protestues që kanë goditur me vezë makinën e Edi Ramës janë në burg akoma. Ndërkohë që ne kemi kërkesa, ata ushtrojnë dhunë policore. Por fundi yt do jetë afër.", u shpreh ajo./Dosja.al

2 ORE ME PARE

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
pamje

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sërish në protestë, duke shënuar 132 ditë revoltë kundër qeverisë Rama. Teksa po marshojnë drejt kryeministrisë, ata bëjnë thirrje njëzëri për dorëheqjen e Edi Ramës, një ndër kërkesat e tyre të panegociueshme.

Protestuesit akuzojnë qeverinë se është zhytur në krim dhe korrupsion e kërkojnë largimin e Ramës e të qeverisë së tij. “Qeveri e krimit”, “Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Berishën”, “Shqipëria në BE, pa Edi Ramën” brohorasin qytetarët në kor./Dosja.al

Sondazh

Poll

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma